LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Arben Kraja dhe Dritan Prençi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt në konflikt flagrant interesi

Ai e ka cilësuar si vjedhjen qeveritare më të madhe të shekullit, amnistinë që i ka bërë SPAK-u, dy personave që sipas tij, ideuan dhe vazhdojnë të përfitojnë miliona prej asaj skeme, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

28 Dhjetor 2023, 13:01 Nga Dosja.al
Berisha: Arben Kraja dhe Dritan Prençi u shndërruan në
Sali Berisha

TIRANË-Lideri i opozitës, Sali Berisha, doli ditën e sotme në një konferencë për mediat. Ai e ka cilësuar si vjedhjen qeveritare më të madhe të shekullit, amnistinë që i ka bërë SPAK-u, dy personave që sipas tij, ideuan dhe vazhdojnë të përfitojnë miliona prej asaj skeme, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

DEKLARATA E BERISHËS:

Edhe njëherë, asgjë nuk do të ndalojë dot, nuk do të ndërpresë dot vullnetin e hekurt, vendosmërinë e PD-së për të denoncuar para mediave dhe shqiptarëve, amnistinë e shekullit që Skapi i partisë i ka bërë vjedhjes së shekullit.
Vjedhjes së shekullit me firmëtarë kryesorë Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliajn, Artur Metanin, Gjiknur dhe kompani.
Nuk ka akt më kriminal pas vjedhjes së shekullit se sa amnistia e shekullit.
Kjo përbën aktin më cinik, dhunën më të egër ligjore, shkelmimin më të rëndë të parimeve të së drejtës, kur për një vjedhje që gjer sot është 130 milionë euro dhe që në kontratë shkon 1 miliard euro, pasi hetohet vite e stërvite, arrestohen si përgjegjës për Bashkinë e Tiranës, dy drejtorë, të cilët në çdo të drejtë po t’i gjykosh, janë gjysmëfajtorë, gjysmë pa faj.
Janë fajtorë, nuk ka diskutim, sepse kanë votuar në Komisionin e Dhënies me Partneritet Publik-Privat të 8 pikëve për kompaninë që nuk ekziston.
Ata kanë firmosur por them gjysmë për gjysmë, pasi ata kanë një meritë, sepse publikisht kanë denoncuar pamundësinë e Bashkisë së Tiranës për të financuar vjedhjen e shekullit, inceneratorin e Tiranës, gjë të cilën, bosi i tyre Erion Veliaj e ka marrë përsipër me firmën dhe vulën e tij.
Sot në këtë kuadër jemi këtu për të denoncuar një akt tjetër skandaloz në vjedhjen e shekullit.
Në një kohë kur Edi Rama, për sipërmarrjen e tij me qeverinë organizatë kriminalë, vendos në buxhetin e votuar për 5 minuta, 12 milionë euro për djegësin e Tiranës, Erion Veliaj vendos shumën tjetër për të mbushur xhepat në buxhetin e bashkisë.
Dhe për këtë zoti Belind Këlliçi, i cili de facto me dokumente të pakundërshtueshme po i bën gjyqin publik Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë eksponentëve kryesorë të vjedhjes së shekullit.
Po i bën gjyqin publik Arben Krajës, këtij ish-xhelati të policisë sekretë shqiptare dhe prokurorit të lidhur këmbë e kokë me Zoton dhe McGonigal, Dritan Prençi, të cilët janë autorët e amnistisë së Erion Veliajt.
Që të dy në konfliktin më flagrant të interesit, pasi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt për vite e vite, ish-xhelati, oficer i Sigurimit të Shtetit Arben Kraja, u kujtua të lajë duart me dosjen dy javë para se dosja të shkonte në gjykatë.
Dhe Kraja e bëri këtë se mori 1 milion apo e bëri këtë se kishte nipin dhe mbesën në sqetullat e erion Veliajt, atë nuk mund ta them.
Kurse Dritan Prençi ishte i lidhur këmbë e krye me Zoton, por njëkohësisht i lidhur me famëziun McGonigal, pra me grupin e strukturuar kriminal Rama-McGonigal-Neza dhe Duçka.
Sot, zoti Këlliçi sjell fakt tronditës. I ka kapur në flagrancë me vjedhjen e fundit në djegësin e Tiranës.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet