LIVE UPDATES
Politike

VD-“Bëj fushatë për mua”, Berisha: Krimineli me kollare i çoi armën njërit tek biznesi

7 Qershor 2022, 14:33 Nga F.M
VD-“Bëj fushatë për mua”, Berisha: Krimineli me
Sali Berisha

Ju falënderoj shumë për diskutimet. Të rëndësishme analizat tuaja, vlerësimet, sugjerimet dhe dua të theksoj se zoti Renzi shprehu këtu në mënyrën më të qartë realitetin dramatik të këtij vendi sot politikë-krim-biznes, biznes-politikë-biznes-krim, janë një. Dhe kjo është absolutisht faktori më dramatik, më përcaktues i kësaj tiranie e cila arriti të ketë sot të gjitha pushtetet në një dorë. Ju folët për policinë dhe taksat që ju erdhën pas ardhjes tuaj në foltore shumë herë. Ke shpëtuar mirë sepse një tjetri, më shkruante dje, i çuan revolen e krimit tek biznesi, por e bënë aq trashë saqë asnjë njeri nuk mund të pranonte se ajo ishte revolver i shprehur. Dhe pse? Sepse krimineli me kollare i shkoi dhe i tha do të bësh fushatë për mua. Jo, i tha, nuk bëj fushatë elektorale për ty, sepse kishte bindje tjetër. Por ky është më i pakti sepse të tjerë diktojnë në konglomerat zhdukjen e qindra dhe miliarda eurove taksa të paguara nga ju dhe qytetarët shqiptarë. Ju me të drejtë shtruat pyetjen: Nuk kthehen ato që shpallen investime, por pse? Sepse investimet mbyllen. Kaq, e thjeshtë fare. Por nëse ti cakton për 1 km rrugë një çmim 8-10 herë më të lartë se në BE, nëse ti ndërton një shkollë publike në Tiranë me çmim 5 herë më të lartë se në Vjenë ose Bratislavë, nuk kanë si t’i japin ata. Dhe ju me të drejtë shprehët shqetësimin për off shorë. Off shorë të parët këtu janë qeveritarët. Nuk dua ta politizoj këtë takim, por kur OSBE deklaroi se di Rama ka 200 milionë euro në off shorë, sapo vuri këmbën si kryeministër, ai nuk mori guximin për ta përgënjeshtruar njëherë. Se po të të thotë, i thuaj hajde mi gjej njëherë ku janë... Jo, e mbylli, e qepi. Off shorë janë qeveritarët, bashkë me trafikantët e drogës, janë një konglomerat. Zoti Renzi e shprehu të vërtetën më të hidhur sot. Këta dalin së bashku në të gjitha përgjimet, por problemi është se këta kanë në dorë të gjitha pushtetet. E keni vënë re? SPAK-u ka formuluar akt akuzën për inceneratorët. Fare e drejtë. Po ta lexosh në krye, thotë për prokurime me negociata të mbyllura çka është shkelje e ligjit, kjo është thelbi. Zbrisni pak pse është i akuzuar Lefter Koka dhe ai tjetri, s’kanë lidhje fare me atë. Pse? Sepse ajo shkon te Rama, te Ahmetaj, te Veliaj. Ata po akuzohen për thërrime edhe pse në akuzë e kanë shkruar vetë, se janë shkelur ligjet dhe është aplikuar tender me negociata të mbyllura që nuk ekziston në ligje. Ua dhash këto shembuj për të thënë që këta i kanë të gjitha pushtetet, ky është problemi madhor. Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne? Ju garantoj se ne do të përfillim çdo sugjerim. Edhe njëherë, programin do ta hartoni ju vetë. Me këtë nismë partiake kemi ardhur duke respektuar lirinë dhe ka patur efekte për mua më të mirat në historinë e PD. Edhe tani lirinë do të respektojmë, ju do të bëni programin tuaj. Po, me besim të plotë. Ne kemi ekspertë të shkëlqyer, por edhe ju tani keni ekspertë të shkëlqyer, jeni njerëz me eksperiencë shumë vjeçare, jeni njerëz që keni krijuar ndërgjegjen tuaj të punës, të biznesit dhe keni besimin tonë të plotë. Por, siç del këtu, ne duhet të përballemi me këtë regjim dhe sa më shumë ta shtyjmë këtë përballje aq më të dobët do të jemi para tij. Sa më shpejt ta ndërmarrim këtë përballje. Ky është një regjim i kalbur, nuk duhet të impresionohemi prej tij. Vërtetë në pamje të parë është i fuqishëm me para, me policë, ka trefishuar numrin e policëve, por sërish është i kalbur, ka kalbësirë, nuk duhet të na impresionojë ky ne. Siç jeni ju këtu, janë dhjetëra e mijëra biznesmenë, arsimtarë, infermierë dhe mjekë e punonjës të tjerë, janë qindra e mijëra fermerë në kushtet më katastrofale. Ju garantoj unë, fermerët janë në ditë të zezë. Masivisht therin bagëtitë e tyre, therin lopët e racës, lopët e racës janë biznes në vetvete, i therin sepse janë rritur të gjitha çmimet. Dengu i barit nuk ia vlen kg e qumështit, është shumë me tepër se 1 litër qumësht.  Si përfundim, unë e gjykoj jetike një plan veprimi. Ne mund të firmosim bashkë çdo lloj marrëveshje për bashkëpunimin, për paketën fiskale, për dëgjesat, për të gjitha këto. Por nëse ne nuk e shoqërojmë këtë me një plan veprimi të fuqishëm të gjitha ato mbeten pa vlerë, nuk duhet ta gënjejmë veten tonë ne. Duhet plan veprimi. Me besim të madh se me drejtuesit e shoqatave tuaja do ulemi shumë shpejt të bëjmë një plan veprimi për të kaluar në veprim dhe të përballemi dhe për të kaluar një veprim të gjerë. Mjekët sot po ikin. Më vjen keq, unë njoh zhvillimet më dramatike në mjekësi, është shpërbërë sistemi. Pse? Nga ikja masive e mjekëve. Gjithmonë ka një sasi të domosdoshme për të kapur një cilësi të caktuar. Por ikin mjekë, ikin infermierë, ikin arsimtarë. Vendi po shpërbëhet. I takon asaj, qoftë edhe pakicë, por pakicë me një ndërgjegje politike të qartë dhe me një vendosmëri të ngrihet, të bashkojë edhe të tjerët dhe të ecim të sigurt se ky regjim nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë në pushtet. Jashtë çdo kompleksi, nuk duhet të kemi kompleks nga asgjë ne. Para syve tanë u instalua regjimi monist, një parti të gjitha pushtetet. Më thoni kush ka shprehur një shqetësim të tillë? Unë dje u bëra thirrje miqve tanë, ndërprisni mbështetjen e këtij regjimi. Por nuk u bë për një ditë ky, erdhi hap as hapi, stad pas stadi, derisa ditën e shtunë mori edhe Presidencën e Republikës dhe ka pushtet absolut sot. Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët, ata që e duan Shqipërinë, ata që besojnë se ky vend bëhet dhe ka potenciale të jashtëzakonshme dhe më mirë se ju askush nuk e njeh këtë vend. Ju jeni njohësit më të mirë të potencialeve dhe të vendit. Ndaj dhe ju ftoj të hartojmë në ditët në vazhdim së bashku, një plan veprimi dhe të fillojmë betejën tonë.  Faleminderit shumë!

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë