LIVE UPDATES
Politike

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

Raporti periodik mbi Sundimin e Ligjit i Komisionit Evropian, i publikuar të martën, vlerëson punën e SPAK për luftën kundër korrupsionit, ndërsa kritikon qeverinë, Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive dhe institucione të tjera për mungesë efikasiteti në masat për parandalimin e korrupsionit.

8 Korrik 2025, 20:27 Nga Gjergj Erebara
BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe
rama, von der leyen

TIRANË - Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, në të cilin Komision vlerëson gjendjen e sundimit të ligjit në vendet anëtare dhe në vendet kandidate, të publikuar të martën, vihen në dukje dënimi me vendim Apeli i 106 personave në 24 çështje, vendime këto të dhëna mes 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2023 në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përfshirë zyrtarë të lartë. Raporti vëren gjithsesi se kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit “mbetet gjerësisht joefikas”.

“Drejtoria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit u transferua nga Ministria e Drejtësisë te Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Korrupsionin në qershor 2024,” vëren raporti.

“Mangësitë vijojnë sa i përket kapaciteteve të kësaj drejtorie për të mbikëqyrur në mënyrë efikase zbatimin dhe vlerësimin e masave parandaluese, krahas vlerësimeve të përgjithshme të rrezikut [për korrupsion],” thuhet në raport.

“Disa përpjekje janë bërë, veçanërisht në fushat me rrezik të lartë për korrupsion, por zbatimi efikas mbetet ende për t’u demonstruar,” thuhet më tutje në raport.

Komisioni duket se iu bashkua shqetësimit të ngritur më herët nga kreu i SPAK, Altin Dumani për mungesën e raportimeve në prokurori nga institucionet publike dhe zyrtarët publikë duke vërejtur se gjatë vitit të kaluar “numri i referimeve ra edhe më poshtë.”

Policia e Shtetit, imazhi i së cilës është dëmtuar rëndë gjatë viteve të fundit nga ekspozimi i një numri zyrtarësh të lartë të përfshirë në strukturat e krimit të organizuar, zë një seksion më vete në raportin e Brukselit si shqetësim i veçantë. Raporti vëren se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka shtuar aktivitetin e vet me referimin për ndjekje penale për 463 oficerë policie. Këto përpjekje gjithsesi konsiderohen në raport si jo të mjaftueshme dhe Policia e Shtetit konsiderohet si “ende shumë e prekshme nga korrupsioni”.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), institucioni që ka për detyrë të analizojë deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë për të parë nëse ka apo jo pasuri të pajustifikuar, nuk vlerësohet mirë në raport.

“Mangësitë mbeten në termat e efikasitetit të verifikimit të aseteve dhe interesave nga ILDKPKI, përfshirë profilet me rrezik të lartë,” shënohet në raport.

“Nuk ka pasur progres sa i përket efikasitetit të verifikimit dhe veprime të mëtejshme duket se nevojiten për të verifikuar asetet potencialisht të fshehura përmes entiteteve private apo personave fasadë,” shkruhet në raport.

Raporti vëren se keqpërdorimi i fondeve publike gjatë fushatave elektorale “mbetet shqetësim” pavarësisht iniciativës së ndërmarrë para zgjedhjete të fundit nga KQZ dhe SPAK. Raporti konsideron si “shqetësim” edhe transparencën e kufizuar në prokurimet publike, veçanërisht partneritetet publike-private, ndërsa konsideron si “joefikase” mekanizmat e kontrollit dhe inspektimit të brendshëm në administratën publike, instrumente këto kyç për të garantuar që qytetarët të mos zhvaten gjatë marrëdhënieve me administratën publike.

“Rreziku i korrupsionit është i konsiderueshëm në shëndetësi, arsim si dhe brenda policisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, thuhet në raport.

Raporti ka katër kapituj ku njëri i dedikohet medias. Raporti përsërit kërkesat e mëparshme të Brukselit për reformim tërësor ndërsa thekson se shqetësimet për pavarësinë e Radios dhe Televizionit Publik janë shtuar pas procesit të fundit bipartizan në parlament.

“Përqendrimi i lartë në tregun e medias vijon të ndikojë negativisht pavarësinë e medias ndërsa penetrimi i tregut nga grupet e biznesit të profilit të lartë me lidhje politike mbetet një shqetësim serioz,” thuhet në raport.

Masat parandaluese për përqendrimin e pronësisë në tregun e medias konsiderohen “të kufizuara” ndërsa lidhjet e e pronarëve me interesat politike konsiderohen “shqetësim serioz.”/ Reporter.al

komisioni europian

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet