LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet kryetar i grupit! Votohet këshilli i ri kombëtar

•Sot grupi i Bashës ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. •Gjatë mbledhjes Kuvendi ka miratuar ndryshimet në statutin e partisë. • Në bazë të ndryshimeve të miratuara, Kryetari Lulzim Basha ka marrë edhe postin e kreut të grupit parlamentar, post të cilin e mbante Gazment Bardhi. •Gjithashtu me statutin e ri thuhet se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD përjashtohen nga partia. •Ndërkohë gjatë mbledhjes po votohet Këshilli i ri Kombëtar. •Të pranishëm në Kuvend janë 10 deputetë, ndërsa ka rënë në sy mungesa e e ish-kreut të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe prania e Ori Nebiaj, e cila me pjesëmarrjen e saj duket se ka braktisur Bardhin.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kuvendi Kombëtar i Bashës, PD: Përmes eventit Balla-Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që Lulzim Basha bëri me mbështetësit e siguruar me ndihmën e pushtetit. Garo me anë të një postimi në Facebook është shprehur se më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Basha, përmes eventit Balla-Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut.

Postimi i Plotë:

Reagim i zëdhënëses së PD Floriana Garo: Më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Peng Basha, përmes eventit Balla - Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut! Thënë ndryshe, nuk ka rëndësi si e sa keqpërdoret e konsumohet, rëndësi ka që ai do vazhdojë të jetë përjetësisht peng - kryetar dhe askush tjetër nuk mund t’ja marrë këtë “privilegj”. Demokratët e vërtetë kanë zgjedhur të përballen me Ramën dhe jo të bëhen pjesë e shoqatës së pengjeve Basha apo pazareve të tij!

2 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Lulzim Bashës, nuk detyrohet të dorëhiqet nëse humb zgjedhjet

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Lulzim Basha

TIRANË- Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Lulzim Bashës dhe grupit të tij ka përfunduar. Mbledhja e sotme ka miratuar ndryshimet e reja statuore. 

Sipas ndryshimeve, Basha edhe nëse humb zgjedhjet nuk ka arsye përse të jap dorëheqjen nga partia. Kjo i jep Bashës mundësinë që të jetë kryetar gjatë gjithë jetës së tij edhe nëse nuk fiton asnjë palë zgjedhjeve. 

2 VITE ME PARE

Basha morri postin e kreut të grupit, reagon Bardhi: Mos e gënjeni veten!

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.

Bardhi ka thumbuar Lulzim Bashën pasi Kuvendi i hoqi postin e kreut të grupit parlamentar me anë të një thënie të Dostojevskit, mes ironisë: Të gënjesh veten për të disatën herë, është e pafalshme!

“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme!”, shkruan Bardhi.

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet

 

2 VITE ME PARE

Kuvendi miratin Statutin e ri! Basha merr postin e kreut të Grupit

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Lulzim Basha

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga Basha miratoi ndryshimet në statutin e partisë. 

Lulzim Basha është edhe kreu i grupit parlamentar. Sipas ndryshimit të ri, në periudhen që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, ne kete rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

NENI 47 SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

1) Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH-së.

2) Sekretari i Përgjithshëm ndihmohet nga Sekretariati në ushtrimin e kompetencave të tij. Anëtarët e Sekretariatit zgjidhen nga Këshilli Kombëtar.

3) Në mungesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë mund të komandojë një nga anëtarët e Sekretariatit të ushtrojë funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm. Komandimi nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj

NENI 48 GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË

1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit
Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve
të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

4) Grupi Parlamentar i PDSH-së:

a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit
dhe interesave të PDSH-së;

b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij
në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;

5) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

2 VITE ME PARE

Salianji për Kuvendin e Bashës: Është pro-qeveritar dhe anti-opozitar

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka reaguar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha. 

Sipas Salianjit mbledhja e sotme, njësoj si Asambleja e PS-së e paralajmëruar për të hënën, kanë të njëjtin qëllim, ruajtjen e status-quo politike në vend. 

‘Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!’- shkruan Salianji.

2 VITE ME PARE

Basha mledh Kuvendin Kombëtar, Enkelejd Alibeaj mungon

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e ish-Kreut të Grupit Parlamentar, ish-ushtruesit të kreut të PD, Enkelejd Alibeaj. 

Alibeaj e ka justifikuar mosprezencënn e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë. 

Mësohet se Alibeaj do të jetë i pranishëm në Kuvend me një videomesazh.

2 VITE ME PARE

Ori Nebiaj braktis Bardhin, i bashkohet Kuvendit të Bashës (FOTO)

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Ori Nebiaj

TIARNË- Deputetja Ori Nebiaj duket se ka braktisur Gazment Bardhin dhe ka vendosur që t’i bashkohet Lulzim Bashës.

Në pamjet e siguruara Nebiaj shihet mes demokratëve dhe është bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar.

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet

Kujtojmë se Ori Nebijaj hoqi dorë nga moderimi dhe pranoi postin e deputetes duke zëvendësuar kështu vendin e Grida Dumës pas largimit të saj. 

2 VITE ME PARE

FOTOT- Ja kush janë 10 deputetët e pranishëm në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Lulzim Basha

TIRANË- Grupi i Bashës ka nisur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në ambientet e Pallatit të të Sportit “Asllan Rusi”. Në nisje të mbledhjes, Lulzim Basha është pritur me duartrokitje nga anëtarët. 

Ta pranishëm në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë 10 deputetët:

Lulzim Basha

Flutura Açka

Arbi Agalliu

Andia Ulliri

Merita Bakiu

Eranda Tase Bano

Kreshnik Çollaku

Seladin Jakupllari

Oriola Pampuri

Ori Nebiaj

 

2 VITE ME PARE

Ndryshimi i Statutit/ Basha vetëzgjidhet kryetar i grupit parlamentar

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Një ndër propozimet që pritet të miratohet sot në Kuvendin Kombëtar të mbedhur nga Basha është ai që ndryshon postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.

Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin. Me këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post që e mbante Gazment Bardhi.

Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike. Kujtojmë se sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të merren disa vendime me rëndësi.

NENI 48

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË

1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

4) Grupi Parlamentar i PDSH-së: a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të PDSH-së;

b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;

c) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Mblidhet Kuvendi Kombëtar/ Miratohen ndryshimet statutore: Basha zgjidhet

basha mbledh kuvendin lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet