LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut: Do të nisim me monitorimin e 200 kilometrave të parë

Do të nisë fillimisht monitorimi i 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë - aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.

5 Shtator 2024, 13:51 Nga I.A
Balluku inspekton Qendrën Kombëtare të Monitorimit të
Belinda Balluku

TIRANË- Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës i disa prej akseve rrugore kryesore të vendit. Do të nisë fillimisht monitorimi i 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë - aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.

Kjo Qendër do të ketë pjesë të saj punonjës nga ARRSH, DPSHTRR, Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, AKSHI dhe Urgjenca Kombëtare, të cilët do të përpunojnë në kohë reale të gjitha të dhënat që do të vijnë përmes kamerave, që do të instalohen në disa nga pika kyçe të akseve rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën nga afër punimet e realizuara në këtë Qendër.

Balluku e cilësoi QKMT si një prej projekteve më të rëndësishëm dhe inovatore, ku pjesë e së cilës do të jenë disa agjenci të shtetit shqiptar, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Afro 200 punonjës do të jenë pjesë e kësaj Qendre të cilët do të mbikëqyrin në kohë reale akset rrugore të vendit.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut, një nukël e re e cila do të përfshijë brenda saj 4 nga ministritë kryesore me agjencitë përkatëse që ndikojnë në trafikun rrugor shqiptar, por edhe në disa komponentë të tjerë që sigurisht kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Bëhet fjalë për një Qendër model, një Qendër moderne e cila do të kontrollojë trafikun në akset kombëtare. E kemi nisur me 200 kilometrat e parë dhe bëhet fjalë për akset më të rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Të dhënat që kjo Qendër do të administrojë, shtoi më tej Zëvendëskryeministrja, do të shërbejnë edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, si dhe do të evidentojë edhe pikat ku duhet ndërhyrë për të përmirësuar parametrat e sigurisë.

“I gjithë procesi që do të ndodhë këtu do të shërbejë edhe si një udhërrëfyes i bazuar në raporte, në data dhe në fakte, për të përmirësuar cilësinë e sistemit tonë rrugor dhe nga ana tjetër për të përmirësuar edhe të gjithë punën e njësive operacionale, qofshin këto të Policisë Rrugore apo të drejtorive rajonale të ARRSH-së. Kështu që këtu kemi disa komponentë të rëndësishëm që do të na ndihmojnë në punën tonë për të rritur sigurinë rrugore, por nga ana tjetër për të bërë investime në mënyrën e duhur dhe për të eliminuar të gjithë ato problematika që sot mund të ketë sistemi rrugor”, vijoi më tej Balluku.

Drejtori i ARRSH bëri të ditur se me përfundimin e instalimit të sistemeve kompjuterike do të nisë faza e testimit të QKMT, por edhe kamerave që do të instalohen në akset rrugore, numri i të cilave do të jetë rreth 150.

“Kemi përfunduar punimet për ndërtimin e godinës. Aktualisht jemi në terren në 200 kilometrat e parë për instalimin e kamerave apo tabelave VMS që do të shërbejnë për të njoftuar qytetarët në lidhje me trafikun. Tre mujorshin e parë të vitit që vjen do të jemi në fazën e testimit të të gjithë pajisjeve, si dhe Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut”, tha Gjyli.

Krahas punimeve në godinën e QKMT po punohet edhe në akset rrugore ko do të vendosen kamerat dhe monitorët.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet