LIVE UPDATES
Politike

Balluku e Kumbaro në Himarë, inspektojnë punimet për impiantin e ujërave të ndotur: Rrit cilësinë e shërbimit, i përgjigjet zhvillimit të zonës

Krahas ndërtimit të impiantit, pjesë e projektit është edhe shtrimi i rrjeti të kanalizimeve të ujërave të ndotur, rreth 15 kilometra, në qytetin e Himarës dhe në Himarë fshat, së bashku me lidhjet nëpër shtëpi dhe pusetat, të cilat përmes disa stacioneve të pompimit do të grumbullohen në impiantin i cili është në fazën e ndërtimin.

16 Korrik 2024, 17:59 Nga M.B
Balluku e Kumbaro në Himarë, inspektojnë punimet për
Mirela Kumbaro, Belinda Balluku dhe Vangjel Tavo

HIMARA- Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV” i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Projekti parashikon sistemimin, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotur duke përfshirë edhe përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese.

Krahas ndërtimit të impiantit, pjesë e projektit është edhe shtrimi i rrjeti të kanalizimeve të ujërave të ndotur, rreth 15 kilometra, në qytetin e Himarës dhe në Himarë fshat, së bashku me lidhjet nëpër shtëpi dhe pusetat, të cilat përmes disa stacioneve të pompimit do të grumbullohen në impiantin i cili është në fazën e ndërtimin.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Prefektin e qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, si dhe drejtuesit e FSHZH dhe AKUK, Dritan Agolli dhe Klevis Jahaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e impianti të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Një nga kantieret më të rëndësishme përsa i përket sistemimit të ujërave të ndotur dhe është pjesë e 'Programit IV' i cili ndiqet nga FSHZH në këtë zonë dhe përfshin një sërë projektesh duke filluar nga shpërndarja e ujit të pijshëm dhe deri tek sistemimi i ujërave të ndotur”.

Kështu e cilësoi ministrja Balluku projektin që po realizohet në bashkinë e Himarës. Përmes tij do të mbulohen të gjitha subjektet tregtare që janë pjesë e bregdetit, si dhe 80% të volumit të banesave individuale.

Balluku tha se programi që po zbatohet parashikon ndërhyrje edhe në zona të tjera përgjatë bregdetit. “Do të bëhet një punë shumë e mirë me përfundimin e lotit 3 të “Programit IV”. Ne do të vazhdojmë pasi bëhet fjalë që do të trajtohet e gjithë pjesa e jugut.

“Programi IV” është një program kompleks. Parashikohet që të ketë ndërhyrje edhe në zonat e tjera, siç është pjesa e Orikumit, pjesa e Dukatit, për të cilën duhet të jemi të përgatitur tashmë që do të marrë një zhvillim tjetër për shkak të tunelit”, u shpreh Balluku.

Në fazën e parë, kapaciteti i impiantit është për 16 mijë banorë, ndërkohë që në fazën e dytë shkon deri në 24 mijë banorë.

Ministrja Kumbaro theksoi se kjo infrastrukturë i përgjigjet jo vetëm kapaciteteve aktuale, por edhe zhvillimit që pritet të ketë zona në të ardhmen.

“Infrastruktura që po ndërtohet sot nuk merr fund me kaq, por ka parashikuar projektin dhe për vazhdimin duke pasur ne parasysh projeksionin e rritjes së numrit të hoteleve. Në Këshillin Kombëtar të Territorit vazhdojmë të marrim propozime nga investitorë privat për të shtuar njësitë akomoduese që do të thotë projeksioni i loteve të tjera në vazhdim do ti përgjigjet atij trendi”, tha Kumbaro.

Sezoni turistik i këtij viti ka nisur shumë më herët në jugun e vendit, ndërsa në javët e ardhshme pritet të arrijë pikun fluksi i vizitorëve. Prefekti i qarkut Vlorë, Vangjel Tavo tha se e gjithë zona është e përgatitur për t’ju përgjigjur numrit të vizitorëve në rritje.

“Me hapjen e tunelit është rritur shumë fluksi i vizitorëve në zonë. Me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ka një rritje. Kjo konstatohet nga vetë subjektet që operojnë. Këtë vit, si asnjëherë tjetër, hotelet janë hapur që në muajin prill. Presim një fluks edhe më të rritur. Jemi të përgatitur”, u shpreh Tavo.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet