16 Maj 2023, 12:06
Nga A.B
Taulant Balla
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka komentuar kritikat e raportit paraprak të OSBE/ODHIR, ku u evidentuan disa problematika të fushatës zgjedhore. Një ditë më parë, Glover pohoi se partitë politike nuk kanë pasur kontakte dhe bashkëbisedime me banorët në terren, ndërkohë që Balla tha se ODHIR nuk duhet t’i referohet mediave, por të pyesë banorët.
“Në bashkitë e tjera, në Lushnjë do të kemi mbi 55% të anëtarëve të këshillit që do të jenë nga PS. Po ashtu dhe në bashkitë e tjera. Po ashtu dhe në Roskovec kemi marrë shumicën. Rezultatet për kandidatët janë sipas atij parashikimi. Unë thashë se rezultati i Fierit do t jetë i lartë. Bashkia Fier me mbi 60% të votave, po ashtu dhe Lushnja e Roskoveci. Ajo që më shijon më shumë është fitorja me Majlindën. Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Eriseldën në Lushnjë duhet ta falënderoj. Mallakastra ishte beteja më e fortë. Beteja ishte e vështirë për shkak të përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave, problematikave që krijoi. Por kjo është çështje që i takon organeve ligjzbatuese. Pas këtij procesi do të bëjmë një analizë shumë të thellë sepse e vërteta është se duhet ta lexojmë rezultatin me shumë përgjegjësi. Dua t’i kthejë përgjigje raportit të zonjës Glover. Se di se në cilat takime kanë qenë, që s’kemi folur ne për komunitetin. Nëse i referohen mediave, kjo s’ka lidhje fare me atë që është zhvilluar në territori.”, tha ai.
Një ditë më parë monitoruesja e OSBE/ODIHR bëri me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223. Audrey Glover dha ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor./Dosja.al
audrey glover taulant balla
Politike
16 Maj 2023, 11:48
f.g
Tom Doshi
SHKODER- Me numërimin e votave për Këshillin Bashkiak shihet se një rol vendimtar për fitoren e kandidatit të ...
Politike
16 Maj 2023, 11:38
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një foto me prokurorët e SPAK-ut nga Ryerson, të cil...
Politike
16 Maj 2023, 11:38
m.s
Taulant Balla
FIER- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, në një dalje para mediave tregoi m...
Politike
16 Maj 2023, 11:10
f.g
Banoret e Berxulles
TIRANE- Banorët e fshatit Bërxullë kanë për mbi 7 muaj që protestojnë rregullisht kundër projek...
Politike
16 Maj 2023, 11:17
m.s
Blendi Klosi
VLORE- Nga Vlora, Blendi Klosi prezantoi kandidatët fitues të qarkut, ndërsa shprehu falenderimet ndaj strukturave për ar...
Politike
16 Maj 2023, 11:16
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka fituar garën për Tiranë...
Politike
16 Maj 2023, 11:12
A.B
Harta
TIRANË- Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Memaliaj, Albert Malaj arriti të fitojë postin e k...
Politike
16 Maj 2023, 10:56
A.B
Fredi Beleri dhe Edi Rama
GREQI- Deklarata e kryeministrit Edi Rama për fituesin e Himarës, Fredi Belerin, është bërë kryefja...
Politike
16 Maj 2023, 10:46
A.B
Harta
PUKË- Partia Socialdemokrate ka fituar garën për Këshillin Bashkiak në Pukë. Sipas të dhënave të KQZ-s&e...
Politike
16 Maj 2023, 10:33
A.B
Harta
FIER- Ka nisur numërimi i votave për këshillat bashkiakë në Fier, aty sërish Partia Socialiste kryeson. Sipas përd...