4 Qershor 2022, 18:38
Nga k.m
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Sali Berisha lidhur me dekretimin për lirimin nga detyra të shefit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Balla tha se presidenti Ilir Meta kishte firmosur dekretin për lirimin në tokë shqiptare, në Konsullatën në Stamboll. Ndërkohë që ftoi Berishën që për pretendimet e tij ta dërgonte çështjen në Gjykatë Kushtetuese.
“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë. Nëse Sali Berisha është i kënaqur nga Ilir Meta, e do ta shohë për kohën e mbetur në GJK, ta provojë. Pse nuk morët kohë ta konsultonit? E kemi thënë, PS ka vendosur një standard, të ndarë në dy faza. Dëshira për të dialoguar me opozitën. Opozita shpalli bojkot. është e rëndë që PD nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e të shkuarës. Të mos harrojë asnjë deputetë që këtu është përfaqësues i qytetarëve. Begaj kishte gradë kur dorëzuat kandidaturën? Hodhi ai një gur në lumë, duhet të ndajmë propozimin, nga e zgjedhura. Kushtetuta e thotë, por nuk e thotë që nuk duhet të propozohen. Nëse nuk do të kishte dekret për lirimin, kjo do hante diskutim. Të ndjekim situatën e votimit tani. Mendoj që sot, zoti Bajram Begaj është një kandidaturë konsensuale dhe do jetë i tillë. PS nuk propozoi një kandidat as nga brenda vetes, as nga politika. Ka shërbyer me përpikmëri dhe atdhedashuri. Këto janë vlerat që duhet të përfaqësojë presidenti i republikës. Duhet të ketë dashuri për atdheun presidenti i republikës,”-tha Balla ndër të tjera.
Po ashtu, për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se dekreti i Metës nuk ishte i vlefshëm sepse ishte firmosur jashtë vendit, duke e akuzuar kreun e shtetit se po “shkelmonte” Kushtetutën.
Politike
4 Qershor 2022, 18:33
f.g
Gazment Bardhi, deputet
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas votimit në Parlament të kandidaturës s&eu...
Politike
4 Qershor 2022, 18:28
f.g
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë kundër dekretit të Presidentit në largim Ilir Meta, i cili dekretoi sot ...
Politike
4 Qershor 2022, 18:17
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është korruptuar me pronat ...
Politike
4 Qershor 2022, 18:21
pamje nga votimi
TIRANË- Votimi në Kuvend ka nisur për kandidaturën e Bajram Begajt si President. Me dy vende të vendosura pë...
Politike
4 Qershor 2022, 18:17
TIRANE- Deputetja Albana Vokshi bashkë me deputetët e tjerë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë dalë jas...
Politike
4 Qershor 2022, 18:15
f.g
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla. Berisha kërkoi fjalën për p...
Politike
4 Qershor 2022, 18:08
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se LSI do të votoj&eu...
Politike
4 Qershor 2022, 18:06
I.A
Lindita Nikolla
TIRANË- Seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit ka nisur. Sot do të zgjidhet kandidati i propozuar nga PS-ja Bajram Begaj...
Politike
4 Qershor 2022, 17:59
I.A
Makina ku ndodhet Begaj
TIRANË- Kandidati për President Bajram Begaj ka mbërritur në ambientet e Parlamentit.
Mësohet se pak para...
Politike
4 Qershor 2022, 17:53
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- Deputeti Fatmir Mediu ka dekalruar se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk është kushtetues. Në një de...