Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Fredi Beleri, kandidati i opozitës, fitues i zgjedhjeve lokale në Himarë u la ditën e sotme në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. •E njëjta masë u dha edhe për bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin, i cili është i shtruar në spital për probleme shëndetësore. •Avokatët e kryebashkiakut thanë se do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit, vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që e la në qeli Belerin. •Ata deklaruan se Fredi Beleri ka kërkuar drejtësi nga gjykata dhe se nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij. • Gjyqtarja e çështjes ishte Atalanta Zeqiraj. •Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. •Tashmë mbetet mister sesi do vijojë procedura, pasi Beleri është zgjedhur si kryetar Bashkie nga himariotët.
6 artikuj për këtë temë.
HIMARË-Unioni i Himariotëve do të organizojë ditën e nesërme një protestë, pas vendimit për të lënë në burg Fredi Belerin. Në një njoftim të bërë publik në rrjetet sociale, Unioni thekson se nesër në orën 18:00 do të mblidhen para ambasadës së Athinës.
'Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo heladit, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 të pasdites në a. Ambasada Shqiptare e Athinës ( Nr. Vekiareli 7, Filothei). Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje.'- thuhet në njoftim.
Sot, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit/Dosja.al
TIRANË- Avokati i Fredi Belerit ka deklaruar se vendimi i sotëm i GJKKO-së nuk ishte aspak i drejtë. Për mediat, ai shtoi se në dosjen e policisë nuk gjendet lista e personave që mund të jenë paguar për shitjen e votës.
“Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata. Më absurdja ishte që Kokaveshi në gjendje të rëndë shëndetësore, menduam që mund të kishte marrë një masë më të lehtë, se ka kryer dhe transplant.Asgjë nuk paraqitën, ne dorëzuam dokumente shëndetësore. Policisë ia ka dhënë i inflirtuari listën, se në dosjen e policisë nuk gjendet kjo listë. Vetë i arrestuari pretendon që nuk i ka dhënë asgjë”, tha avokati.
Sot, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit/Dosja.al
TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është lënë në burg. Avokatët deklaruan se ditën e nesërme, do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit, vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që e la në qeli. Ata thanë se Beleri ka kërkuar drejtësi nga gjykata dhe se nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.
“U la vendimi që dha Gjykata e Vlorës, u lejua vazhdimi i arrestit me burg. Ne patëm pretendimet tona, Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar gjykimin që është ngritur për të. Nesër, do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit”, theksuan avokatët.
Pyetja: Si do procedohet me marrjen e mandatit?
Avokati: Kur të dalë kryeministri pyeti.
Sot, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit/Dosja.al
TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me dhënien e masës së sigurisë për kandidatin fitues të zgjedhjeve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri. Shyqrtimi për masën e sigurisë zgjati gati 2 orë dhe gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokuroria e Posaçme kërkoi vijimin e masës së sigurisë “Arrest me Burg”.
Gjyqtarja Atalanta Zeqiri është tërhequr në dhomë Këshillimi për marrjen e vendimit. Ende nuk dihet nëse ajo do të pranojë kërkesën e SPAK, apo atë të avokatëve të zotit Beleri për zbutjen e masës së sigurisë.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u transferua nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.
Arrestimi i Belerit ka sjellë shumë reagime, me palën greke, e cila shpesh herë ka bërë thirrje për lirimin e tij, përndryshe Greqia do të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian./Dosja.al
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje sesi po ndiqet gjyqi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, në Facebook, Artan Hoxha ka ndarë fotot nga një lokal në Shkozë, ku edhe është "rezervuar" një tavolinë për të ndjekur gjyqin.
"Mbani frymen njerez… Ne nje salle te lodhur te GJKKO, po zhvillohet nje beteje epike… Davidi, me falni Dhionisios kunder Goliadit(Shqiperise). Rregjimi ultranacionalist i Edi Rames dhe tirania e Shqiperise, perballe me mbrojtesin e demokracise, lirive dhe te drejtave te njeriut, tribunin e helenizimit te Himares, palikarin e kualicionit “Bashke Fitojme” te Sali Berishes, dora vet Dhionisios Alfred Petro Beleri… Koha eshte e maskarenjve, por ATDHEU eshte i shqiptareve… Ne foto: Per shkak te rendesise se madhe globale qe ka ceshtja dhe super audiences mediatike, ne nje lokal mehalle ne Shkoze, ka filluar rezervimi i tavolinave VIP, per te ndjekur ne radhen e pare vendimin e gjykates per Bejlerin…,"-shkruan në postimin e tij Artan Hoxha.
POSTIMI I ARTAN HOXHËS:
BRUKSEL- Dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka do të takohen sot në Bruksel në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Siç edhe paralajmëroi, Dendias pritet të hapë për diskutim çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të ri të Himarës, Fredi Beleri, me ministrat e BE.
Dendias do të takohet për një drekë joformale me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe homologen shqiptare, Olta Xhaçka. Takimi zhvillohet në një kohë kur gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO), do të zhvillojë gjyqin për caktimin e masës së sigurisë për Belerin.
Athina zyrtare është e prerë për këtë çështje duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Dendias tha se "duam miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo çmim"./Dosja.al