Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai gjithashtu tha se në kohën që demokratët kanë qenë në qeveri kanë sjellë firmat piramidale dhe mossubvecionimin.
TIRANË- Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se qeveria e tanishme nuk mund të krahasohet qe kohën e PD-s. Teksa foli në Kuvend, Ahmetaj tha se e gjithë bota po përballet me një sërë krizash, duke thekuar qe qeveriës shqiptare ka ngritur paketa për këto kriza. Ai gjithashtu tha se në kohën që demokratët kanë qenë në qeveri kanë sjellë firmat piramidale dhe mossubvecionimin.
"Të krahasohemi me kohën e PD janë dy botë të ndryshme. Që në momentin që flisni për oligarkë, ka një statistikë dhe një të vërtetë përtej statistikës. Që kur flisni për çmime ka një të vërtetë. Tatim fitimi për kompanitë ka qenë 15%. Sot biznesi i vogël paguan zero. Një qeveri oligarkësh e bën zero tatimin, një qeveri oligarkësh e merr tatimin e biznesit të madh nga 10 në 15% është qeveri oligarkësh? Po në anën sociale që sigurisht ka probleme Shqipëria. Dua t’ju lexoj një pasazh që po ndodh në ekonominë amerikane. Jemi në moment krize dhe inflacioni është sigurisht sa më i madh të jetë inflacioni aq më gërryes të jetë më të ardhmen. Shqipëria e ka 6.2% dhe më i larti e ka Bosnja Hercegovina.
Plus një arsye në zhvillim. Arsyeja e parë është që subvencionojmë rritjen e energjisë. Një qytetar që ka paguar 50 mijë lekë të vjetra prapë paguan këtë shumë. Këto janë subvencion nga buxheti I shtetit. Inflacioni po krijon më të ardhur momentale. Kjo quhet një e ardhur momentale. Po nga ana tjetër? Kemi paketën e pandemisë, ekskluzive që quhet mbajtja e të ardhurave duke subvencionuar shtresa në nevojë. Ky është program më social. E mbani mend Shkodrën, atë e keni bastion. U përmbyt? Iu premtuat që do e dëmshpërblinit, por u dëmshpërblyen nga ne. Në ’97-ën e shkatërruat me skemën piramidale. I gritë, u detyrua qeveria shqiptare për t’i subvencionuar. Mos flisni për anën sociale.
Mos u bëni migjenianë. Konsekuencë ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që investitorët kanë funksionuar. Edhe autoriteti monetar bën të vetën për të balancuar çmimet dhe inflacionin. Rrugët e transportit kanë problematikat e tyre, çmimet e energjisë rrit koston e prodhimit. Kur flasim duhet të jemi shumë racional. A mund të bëjë qeveria më tepër? Kemi dhënë paketa sociale, me një politikë për rindërtimin. 352 kompani kanë përfituar. Doni ta debatoni me mua? E keni zyrtare, janë gati 112 kompani që kanë përfituar kontrata. Mbi 100 e ca në Bashkitë e Tiranës. E dini se sa kompani rrugësh merrnin tendera dikur, 4 e gjysmë. Imagjinoni një proces transparent. Diskutoni që keni bërë gjënë e denjë. Kaloni në anën tjetër. Si mendoni të qëndrojnë investimet në mes të rrugës? Po një qeveri rri duarkryq? Do të bëjmë gjënë e duhur, e kemi bërë dhe do të arrijmë ta bëjmë. Nëse do të kemi nevojë për paketa sociale do të bëjmë sërish. A e kishit menduar që brenda dekadës të kishit tre aeroporte, po bëhet i Vlorës, Kukësi atje, Tirana ka miliona vizitorë”, tha Ahmetaj.
Greta Bardeli TIRANË- Deputetja Gerta Bardeli ka ngritur disa shqetësime për banorët e Shkodrës. Gjatë fjalës s&eum...
Petro Koçi TIRANË- Deputeti socialist Petro Koçi ka listuar disa problematika të qytetarëve në Fier. Gjatë fjalë...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar pas fjalës së deputetes së Gerta...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar qe qeveria me një akt normativ ka vendosur të kompensojë kompanit&...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me djegien e ishullit të Saza...
TIRANË- Në nisjen e seancës së sotme plenare, të drejtuar nga Ermonela Felaj, i pari që ka marrë fjalën ka qen&eu...
Foto ilustruese Sëmundjet qarkullimit të gjakut mbeten ndër shkaqet kryesore të vdekjes së qytetarëve shqiptarë. S...
Foto ilustruese Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar rreth 100 mijë euro në dy muajt e fundit vetëm për dietat e deputetëve...
Ilir Meta TIRANË- Disa drejtori vendore të Kadastrës nuk po i japën informacionin që kërkon Këshillit të Emëri...
Albana Vokshi TIRANË- Pas përfundimit të zgjedhjeve për sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatit,...