LIVE UPDATES
Politike

14 maji/ BIRN: Bashkia Finiq, garë mes PBDNJ dhe MEGA

Gara në bashkinë e Finiqit në zonën e Sarandës është më së shumti një përplasje mes dy partive minoritare, njëra në aleancë me socialistët dhe tjetra me koalicionin Bashkë Fitojmë, por në këtë bashki garon edhe një kandidat i Partisë Demokratike zyrtare.

24 Prill 2023, 20:33 Nga k.m.
14 maji/ BIRN: Bashkia Finiq, garë mes PBDNJ dhe MEGA
Foto ilustruese

Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Romeo Çakuli garon për postin e kryetarit të Bashkisë Finiq për partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA, e cila e kontrollon këtë bashki që nga viti 2019 në aleancë me Partinë Socialiste. Përballë tij janë dy kandidatë, Leonidha Papa nga Partia Demokratike dhe Leonidha Hristo nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Hristo është kandiduar nga partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila është në aleancë me koalicionin opozitar. Hristo ka qenë më parë kryetar i bashkisë Finiq në vitet 2015-2019 për palën tjetër, si përfaqësues i partisë MEGA, ndërsa tani ka ndryshuar krah duke kandiduar për PBDNJ dhe opozitën.

Ndërsa Leonidha Papa ka qenë më herët kryetar i organizatës Omonia, por tani kryetari pasardhës duket se mbështet koalicionin Bashkë Fitojmë.

Ndarja e votave mes të dyve mund të ndihmojë partinë MEGA të vijojë të kontrollojë këtë bashki. Për socialistët, kontrolli i bashkisë së vogël është pjesë e llogarive elektorale për zgjedhjet parlamentare për Qarkun Vlorë, ku formula e proporcionalit rajonal jep shpërblime ose penalitete të konsiderueshme për avantazhe relativisht të vogla elektorale. Kryetari aktual i bashkisë Finiq, Kristo Kiço e ka marrë këtë post pasi më herët ishte i punësuar nga socialistët si nënkryetar i bashkisë Sarandë dhe kandidati i MEGA-s vjen sërish nga i njëjti pozicion. Kristo Kiço është njëkohësisht kryetar i kësaj partie.

Njëmbëdhjetë parti garojnë për 21 postet e këshillit bashkiak të kësaj bashkie minoritare. Këto parti kanë vendosur në listat e tyre të mbyllura 223 kandidatë.

Në listat zgjedhore të bashkisë Finiq gjenden 31 mijë votues, por shumica duket se janë në emigrim dhe pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ka qenë vetëm 29% në vitin 2015 dhe 14% në vitin 2021, kur mbyllja e kufirit nga komiteti anti-COVID ndaloi atë pjesë të emigrantëve të cilët kthehen për të votuar. Zgjedhjet e vitit 2021 u fituan nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa MEGA, partia që kontrollon bashkinë që nga viti 2019, nuk mori pjesë në zgjedhje.

Aftësia e Omonias dhe PBDNJ-së për të sjellë emigrantë për të votuar kandidatin e tyre mund të jetë përcaktuese në rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki ku numri i pjesëmarrjes në votime ka qenë në rënie të konsiderueshme. Në vitin 2011 për zgjedhjet e ish-komunave pati gati 12 mijë vota ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015 pjesëmarrja ra në 8500 ndërsa në 2021 në 4300. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e vitit 2021 i dedikohet situatës së COVID-19 pjesërisht, por tendenca e pakësimit të votuesve të pranishëm në këtë bashki është e dukshme pavarësisht kësaj./BIRN

finiq

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale