18 Shkurt 2026, 19:51
Nga E. D
Ervin Salianji
BERAT- Ervin Salianji deklaroi gjatë takimit me demokratët në Berat, se koha e rrotacionit ka ardhur, por PD duhet të bashkohet, pasi vetëm një PD e fortë mund ta mundë këtë qeveri. Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit, si në cdo rast që ka kërkuar. Ai theksoi se 'ne do ti ofrojmë qartësi qytetarit shqiptar duke përmirësuar PD dhe duke bërë një PD që rrëzon autokracinë që nuk ka asnjë parti që mund ta rrëzojë'.
"Rrotacioni nuk vjen vetë. Ne si PD, sot duhet të ishim bashkë me pjesë të tjera të opozitës, bashkë me pjesë të tjera të shoqërisë për të prezantuar kandidatët e PD për kryetar bashkie. Një vit nga sot ne do të jemi në fushatë elektorale dhe sot e kësaj dite, fatkeqësisht 2 muaj më parë tha se nuk do të ulemi me Edi Ramën sot është ulur dhe nuk jep asnjë alternativë si do të jetë reforma territoriale, se kush do të jenë kandidatët për kryetar bashkie.
Ne duhet të bëjmë të pamundurën të përballemi dhe me vjedhjen, dhe me bandat që ta bëjmë PD fituese në cdo cep të vendit. Nuk fitohet duke u qarë, por me besim, me rregulla partiake dhe me njerëz që frymëzojnë jo justifikojnë humbjen. Pushteti i korruptuar ka frikë nga një PD e hapur dhe e bashkuar. Rama e do PD fiks si është sot dhe të bëhet lider global dhe të vijë vërdallë nëpër botë dhe të lërë këtu këta që korruptohen për llogari të Ramës dhe që e jep Shqipërinë në 2-3 duar për ta ndarë si plaçkë lufte. Ne duhet të bëjmë të kundërtën, sepse Shqipëria është në udhëkryq. Nga njëra anë është rruga që na con drejt këtij sistemi të korruptuar dhe nga ana tjetër rruga drejt një frymëmarrje të re.
Të bashkohemi, të hapemi, të ftojmë njerëz të rinj në parti. Vetëm një PD e fortë mund ta mundë këtë qeveri. Koha e rrotacionit ka ardhur, koha e një brezi të ri ka ardhur. Ne nuk do të dorëzohemi. Kjo nuk është betejë politike por një betejë për Shqipërinë Të premten të shkojmë në protestë më 20 shkurt përsëri si në cdo rast që ka kërkuar, pavarësisht se i jemi përgjigjur PD për cdo protestë, por lidershipi I PD nuk po di ctë bëjë me pakënaqësinë e njerëzve që duan të largojnë dhe rrëzojnë Edi Ramën. Ne do ti ofrojmë qartësi qytetarit shqiptar duke përmirësuar PD dhe duke bërë një PD që rrëzon autokracinë që nuk ka asnjë parti që mund ta rrëzojë," tha Salianji./Dosja.al
ervin salianji
Politike
18 Shkurt 2026, 19:26
E.d
Foto ilustruse
SUKTH- Lideri demokrat, Sali Berisha tha se protestat e opozitës ia kanë shpëtuar faqen kombit. Gjatë fjal&eu...
Politike
18 Shkurt 2026, 19:20
E.d
Foto ilustruse
SUKTH- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se në qytetin e Durrësit janë depozituar mijëra tonelata helm...
Politike
18 Shkurt 2026, 19:03
E.d
Foto ilustruse
SUKTH- Lideri opozitar, Sali Berisha tha se Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve n&e...
Politike
18 Shkurt 2026, 18:51
E.d
Foto ilustruse
SUKTH- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se 3 drejtorë të bashkisë së Tiranës kanë vjedhur m&...
Politike
18 Shkurt 2026, 18:41
E.d
Sali Berisha
SUKTH- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Portin e Durrësit e kontrollojnë Troplinët. Gjatë fjalës ...
Politike
18 Shkurt 2026, 18:38
E. D
Ervin Salianji
BERAT- Ervin Salianji gjatë takimit me demokratët në Berat, iu drejtua direkt Kryedemokratit Sali Berisha, se pse kur thuhet ...
Politike
18 Shkurt 2026, 18:34
E.d
Foto ilustruse
SUKTH- Kreu i Partisë Demokratike, ka nisur takimin e tij me demokratët e Sukthit. Në fillim të fjalës së tij,...
Politike
18 Shkurt 2026, 18:31
E. D
Ervin Salianji
BERAT- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar gjatë takimit me demokratët se në zgjedhjet...
Politike
18 Shkurt 2026, 18:17
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri për të ecu...
Politike
18 Shkurt 2026, 18:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë...