15 Maj 2023, 08:07
Nga m.s
Tërmet Peçi dhe Edi Rama
TEPELENË- Tërmet Peçi ka fituar me rezultatin më të thellë të këtyre zgjedhjeve deri më tani. 82.67%, është ky rezultati i siguruar nga socialisti Tërmet Peçi në Tepelenë, përballë dy kundërshtarëve nga opozita, të cilët kanë marrë 7 dhe 10% secili. Me këto rezultate, Tërmet Peçi ka siguruar mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Tepelenës.
Në më shumë se 10 Bashki ka përfunduar tashmë numërimi i votave, ku në shumicë dërrmuese Partia Socialiste është shpallur fituese, si në Pustec, Selenicë, Elbasan, Kamëz, Vorë, Kolonjë, Tepelenë dhe kryeson në pjesën tjetër të mbetur të vendit.
"Bashkë Fitojmë" ka mundur të sigurojë fitoren deri tani në dy Bashki, në Memaliaj dhe në Pukë.
Si shkoi procesi i zgjedhjeve?
Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS.
Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.
zgjedhjet lokale 14 maj 2023 tërmet peçi
Politike
15 Maj 2023, 08:03
f.i
foto ilustruese
DURRËS- Në Bashkinë Durrës janë numëruar 89 kuti nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako k...
Politike
15 Maj 2023, 08:03
A.B
Procesi i numerimit
BULQIZË- Procesi i numërimit ende vijon në Bulqizë. Aktualisht janë numëruar 32 kuti votimi, nga 49 gjith...
Politike
15 Maj 2023, 07:54
A.B
Sherri
HIMARË- Dita e sotme ka nisur me tensione në bashkinë Himarë, teksa vijon numërimi i vota për kryetarë bashkie. J...
Politike
15 Maj 2023, 07:52
A.B
Valbona Kola
MAT- Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë Klos dhe ka triumfuar kandidatja socialiste Valbona Kola. Kola mori 4489,...
Politike
15 Maj 2023, 07:44
A.B
Procesi i numerimit
SHKODËR- Ende vijon numërimi në Qarkun e Shkodrës. Nga numërimi i 88 kutive të para nga 247 kuti n&e...
Politike
15 Maj 2023, 07:18
A.B
Erion Isai
ERSEKË- Zyrtarisht Partia Socialiste ka fituar në Ersekë. Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai u konfirmua se do të jet&...
Politike
15 Maj 2023, 07:18
m.s
Belinda Balluku
TIRANË- Zv/kryeministrja Belinda Balluku, i është përgjigjur akuzave të opozitës, se votimi elektronik ë...
Politike
15 Maj 2023, 07:11
A.B
Votim
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave paraprake të Komi...
Politike
15 Maj 2023, 07:02
A.B
Procesi i numerimit
TIRANË- Në orët e para të mëngjesit ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit n...
Politike
15 Maj 2023, 06:57
A.B
Benet Beci
SHKODËR- Në Bashkinë Shkodër vijon ende numërimi.
Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisi...