LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po qaja dhe i bija timonit me grushta”, Adjola Lakra ZBARDH kronologjinë e njohjes me Billën: Më rrëfeu se ai i

29 Qershor 2020, 09:43 Nga DOSJA
“Po qaja dhe i bija timonit me grushta”, Adjola Lakra ZBARDH

TIRANË– Adjola Lakra, e cila u la sot në burg pasi akuzohet se nxorri në pritë Hekuran Billën ka rrëfyer të gjithë kronologjinë e njohjes me viktimën. Në dëshminë e publikuar nga gazetarja Anila Hoxha, mësohet se Adjola ka treguar se gjatë kohës që ka qenë në lidhje me Sebastian Malin (i cili ndodhet në burg si bashkëpunëtor në vrasje), ka njohur Billën.

Madje, ajo shton se ka qenë vetë Mali, ai që i ka marrë telefonin dhe i ka bërë ftesë në Instagram Hekuran Billës, përmes adresës së saj, duke i thënë: Ky është hasmi im! Më pas, Lakra tregon se pas ftesës në Instagram, ka filluar të flasë me Billën, e ka pëlqyer dhe më pas i ka thënë Malit se do ndaheshin sepse ajo ndihej mirë me 40-vjeçarin.

Ndërsa ditën e vrasjes, Lakra rrëfen se krimin e ka marrë vesh pasi ka mbërritur në vendin ku takonte Billën, tek Komuna e Parisit dhe ka parë që kishte. Pasi kishte parë që kishte ndodhur vrasje, Adjola tregon se përmes telefonit ka kuptuar se kishin vrarë të dashurin e saj Hekuran Billën. Më pas është kthyer në parking, ka qarë, i ka rënë timonit me grushte dhe e ka parë mamaja e Sebastianit. Ndërsa telefonin, tregon se e ka thyer nga dëshpërimi.

U lidha me Sebastian Malin para dy viteve, sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri i njoha me Lule Malin, e ëma e Sebastian Malit. E më pas u lidha me Sebastian Malin. Një ditë Sebastiani më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe klikoi një llogari me emrin Lani Billa në Instagram, e më pas i bëri ftesë. E pyes se kush është dhe më tha “hasmi im”! Por, më tha, mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Personi me emrin Lani Billa me pranoi ftesën, ne filluam të flasim dhe unë fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë. U lidhëm në nëntor të 2019, takoheshim përherë pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me qira aty afër. Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time. Ditën e ngjarjes e lamë se do të takoheshim në darkë. Në orën 20:00 e lamë që do të takoheshim për një orë. U nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, aty pashë që kishte ndodhur një vrasje. U ktheva dhe parkova makinën në garazh, aty pashë Sebastianin. Isha duke qarë dhe duke i rënë timonit me grushta. Kur unë po qaja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se “çfarë ke?”, i thashë: Kanë vrarë Lanin!”. Telefonin e theva nga dëshpërimi!”- mësohet të jetë shprehur Lakra.

Adjola Lakra u la sot në burg, pasi akuzohet se ka qenë telefonata e saj që ka nxjerrë Hekuran Billën në pritë tek hasmi. Vetë Lakra, përpara trupit gjykues, ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka marrë para nga askush për të nxjerrë në pritë Billën, ashtu sikurse akuzohet. Ajo ka pranuar se ka pasur njohje me Sebastian Malin (në burg si bashkëpunëtor), nipin e Viktor Markut, që akuzohet se ka ekzekutuar Billën, duke shtuar se e gjitha ka ndodhur rastësisht. Këtë dëshmi, e ka pohuar më pas edhe vetë avokati i të pandehurës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali adjola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Qershor 2020, 09:01

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën f...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale