"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Përndiqte ish të dashurën, vjedhje në market, dëmtimi i bagëtive me mjete prerëse! Policia e Tiranës prangos 8 persona p
13 Janar 2021, 08:28Nga DOSJA
TIRANË– Policia ka vënë në pranga 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu i arrestuar është një 21-vjeçar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij duke i shkaktuar vajzës frikë dhe pasiguri për jetën.
Në pranga ka rënë personi me inicialet, A. L., 30 vjeç, pasi në rrugën “Rexhep Jella” ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit P. K. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 20 vjeç, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme në një market.
Në pranga kanë rënë dhe E. M., 36 vjeç dhe A. Z., 19 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. F. A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të bërë testin e alkoolit
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë. Bien në prangat e policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 30 vjeç, pasi në rrugën “Rexhep Jella” ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit P. K. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 20 vjeç, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme në një market. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 56 vjeç, pasi në fshatin Priskë, Njësia Administrative Dajt, ka kanosur shtetasin A. M., si dhe i ka dëmtuar disa bagëti me mjete prerëse. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M., 36 vjeç dhe A. Z., 19 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. F. A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të bërë testin e alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Shullazit dhe Gilmando Dani për të dalë nga re...
SHKODËR-Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacione për situatën në zonat e përmbytura pas reshjeve intensive të ditëve të fundit. Nga monitorimi periodik...
TIRANË– Sanitarja Tire Alldervishi, e cila i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një gruaje të infektuar me Covid-19 dhe u shtir si infermiere, është...
RRËSHEN-Rruga Rrëshen-Bukmirë është dëmtuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave që kanë rënë në atë aks. Kjo ka bërë që rruga të bllokohet dhe të bëjë të ...
Top Story ka siguruar një video gjatë kontrollit që policia ka kryer në shtëpinë e Zeqir Imerit. I armatosur, ai bërtiste nga dera e katit të dytë që të mos afr...
SHBA– Mënyra se si u krijua Covid ende mbetet enigmë për të gjithë botën. Ndërkohë që pritet të zbulohet, teori nga më të ndryshmet kanë dalë nëpër botë se ku u...
SHBA-Një lajm i çuditshëm aq edhe qesharak na vjen nga SHBA me protagonist një shtetas shqiptar, ku pas një kontrolli rutinë nga qeni i aeroportit(një K9...
Telefonatat që vinin nga kampet e luftës janë gjithashtu të rëndësishme për të kuptuar se kush ishin shqiptarët e përfshirë në konflikt dhe cilat ishin arsyet q...
KUKËS– Policia e Kukësit ka publikuar njoftimit zyrtar për arrestimin e të afërmve të Abedin Oruçit, ngjarje që u raportua më parë nga Dosja.al. Në ...