LIVE UPDATES
Sport

Përfundojnë zgjedhjet rajonale edhe në qytetin e Shkodrës

8 Shkurt 2022, 12:26 Nga DOSJA
Përfundojnë zgjedhjet rajonale edhe në qytetin e Shkodrës

SHKODER – U zhvilluan ditën e martë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Përpara fillimit të punimeve të kësaj Asambleje, u mbajt një minutë heshtje në nderim të figurës së madhe të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami, që u nda nga jeta pak kohë më parë.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bardhyl Jera, i pranishëm në këto punime uroi të gjithë anëtarët për punën e kryer në këto vite dhe siguroi të gjithë se mbështetja e FSHF-së do të jetë maksimale për të zhvilluar gjithmonë e më shumë futbollin në rajonin e Shkodrës.
“I nderuar profesor Cungu. Të nderuar anëtarë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër,
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dëshiroj t’ju falenderoj që jeni sot këtu dhe t’ju uroj punime të mbara Asambles tuaj.
Loro Boriҫi, ky stadium gjigand që mban emrin e një prej figurave më të mëdha të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, është treguesi i arritjeve tona të përbashkëta dhe i punës së madhe të kryer nga Federata Shqiptare e Futbollit në drejtim të infrastrukturës sportive kudo nëpër Shqipëri.
Përpara se të mbyll fjalën time, dua t’ju ftoj të gjithëve që sot të merrni vendime të drejta në të mirë të futbollit në rajonin tonë. Puna dhe menaxhimi që ju do të bëni për futbollin në Rajonin e Shkodrës do të jetë e rëndësishme edhe për zhvillimin e futbollit në të gjithë vendin. Unë besoj shumë se ju, trajnerë e edukatorë që keni rritur me qindra futbollistë që na bëjnë krenar në stadiumet e Shqipërisë dhe gjithë Europës, do të jeni të aftë për të zhvilluar një proces zgjedhor të qetë dhe të suksesshëm në të gjitha drejtimet.
Ju falenderoj shumë dhe ju garantoj të gjithëve ju se mbështetja e FSHF-së për zhvillimin e futbollit në vitet në vijim do të jetë maksimale.
Faleminderit dhe punë të mbarë!”, theksoi në fjalën e tij Bardhyl Jera.
Më tej, punimet vazhduan sipas rendit të ditës, ku si pikë kryesore ishte zgjedhja e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, ku ishin dy propozime, Kujtim Shaba dhe Lazer Matija. Matija u zgjodh kryetari i ri i SHRF Shkodër duke pasuar Armando Cungun. Në raundin e parë Matija mori 14 vota përballë 9 votave për z.Shaba, ndërkohë që në raundin e dytë Matija mori 15 vota dhe Kujtim Shaba 8 vota.
Në fjalën e tij, Matija falendëroi anëtarët e SHRF Shkodër për mbështetjen dhe zgjedhjen si kryetar i kësaj shoqate dhe u zotua se do të bëj maksimumin për të zhvilluar më tej futbollin në rajonin sportiv Shkodër.
“Është një moment i veçantë për mua dhe futbollin në rajonin e Shkodrës duke qënë se sot u zhvilluan zgjedhjet. Shoqatat më zgjodhën mua si Kryetar të ri dhe do punoj e kontribuoj për ta rrit cilësinë e futbollit në shoqatën tonë, për ta bërë një shoqatë model ashtu siç i takon djepit të futbollit shqiptar. Dua të falenderoj të gjitha shoqatat që më propozuan dhe më votuan por edhe ata që votuan për kandidatin tjetër. Ne do të punojmë të gjithë sëbahku që të rrisim cilësinë e futbollit në shoqatën tonë. Mendoj se ishte nje proces shumë i mirë, një proces transparent, zgjedhjet më demokratike që mund të zhvilloheshin ashtu siç i shkon Shkodrës, me transparencë dhe mirëkuptim. Edhe kundërshtari im e pranoi rezultatin dhe mendoj se kjo është fitorja më e madhe: pranimi i rezultatit nga të gjitha palët”, përfundoi Matija.
Në Asamblen e sotme u propozua për President, Armand Duka, ndërkohë që për anëtar Komiteti Ekekutiv u propozua Fatbardh Jera.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #armandduka fshf zgjedhjet #armandduka fshf zgjedhjet

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale