Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Vilson Gjata, 26 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se dhunonte dhe deturonte bashkëshorten e tij 27-vjeçare që të ushtronte prostitucion. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës bashkë me Gjatën është vënë në pranga dhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i identifikuar si Petrit Osmanallari. Ky i fundit kishte vënë në dispozicion apartamentin e tij për të prostituuar 27-vjeçaren si dhe siguronte klientë.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Zbulohet dhe goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shfrytëzimit për prostitucion. Finalizohet operacioni policor i koduar “EXPLOITATION”. Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj, vihet në pranga 26-vjeçari. Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prositucion nëpërmjet dhunës.
Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O. Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pët veprime të mëtejshme.
(f.m/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GREQI– Esmeralda Shira, 35 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe banuese në Greqi rezulton e zhdukur prej tre ditësh. Denoncimi është bërë nga gazetar...
Policia e Kukësit. U arrestua shtetasi Gentjan Laçi, banues në Dibër, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Goditet 1 tjetë...
TIRANË– Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu shkruan se takimi i Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca përfaqësues...
KORÇË- 15 persona janë bllokuar pasditen e djeshme në fshatin Panarit në zonën e quajtur ‘Mashkullorë’, për shkak të reshjeve të shumta ...
ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar me inicialet L.E. është dënuar me 10 muaj burg. Mediat italiane shkruajnë se i riu është kapur me 6 pako me 15 gramë ...
GJIROKASTËR- Shkrimtari Ismail Kadare si dhe bashkëshortja e tij Helena kanë vizituar vendin e tyre të lindjes ditën e djeshme. Të shoqëruar nga Ministrja ...
TIRANË- Kohë e kthjellët por me temperatura të ulta, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme. Mësohet se në pjesën e parë të ditës, qielli do të jet...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Syri.net, Shqiptarja.com dhe Top Channel i hapin faqet e tyre kryesore...
TIRANË– 5 mijë e 4 delegatë me sloganin ‘Zgjedhim të ardhmen’ kanë rrëzuar sot të gjitha vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, i thi...
TIRANË– Referendumi i sotëm i mbajtur në të gjitha degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë miratoi thuajse me unanimitet shkarkimin e Lulzim Bashës...