Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
PD i përgjigjet Ramës: I kapur mat në panikun e humbjes! Shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim B
31 Mars 2021, 11:08Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me anë të një deklarate për mediat. Ata shkruajnë se Rama është i kapur mat në panikun e humbjes e se shqetësohet çdo ditë për mikpritjen që shqiptarët po i bëjnë Bashës.
PD shkruan se Rama nuk do mundet që ta ndalojë rrugën drejt fitores së tyre, e se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë.
Edhe dje, kryeministri bëri të njëjtën gjë. Rama publikon foto nga pritjet që i bëhen kryedemokratit Lulzim Basha në qytete të ndryshme dhe e klasifikon atë si pjesë të një bote që nuk do t’ia dijë për virusin por kërkon që të bëjë përshesh me të. Nga ana tjetër, Partia Demokratike i komenton këto postime të Ramës, si frikë nga fitorja e tyre.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Belind Këlliçi ka denocnuar një drejtor të ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”. Në një status në rrjetet sociale, shkruan se ...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka biseduar me një të moshuar, i cili kërkoi që të ketë aparaturë sysh dhe veshësh në qytetin e Shkodrës. I ndodhur në qendr...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Shkodër, aty ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit. Pas daljes nga qendra, Rama dha një...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme mitingun e kryedemokratit Lulzim Basha në Korçë. Ai ka ndarë foton nga procesi i vaksinimit...
KORÇË– Kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi që ndalesën e parë të tij në Korcë ta bëjë në Lëndinën e Lotëve. Ai ndaloi për disa minuta dhe ndezi një q...