LIVE UPDATES
Politike

Programi/ Basha: Do të rrisim pensionet e dyfishojmë asistencën! Do japim 500 kredi të buta në vit dhe 3 mijë lekë çdo m

8 Shkurt 2021, 08:50 Nga DOSJA
Programi/ Basha: Do të rrisim pensionet e dyfishojmë asistencën!

TIRANË– Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën për Mirëqenien Sociale. Vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se angazhohet për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit.

Basha shtoi se sapo të vijë në pushtet, do të dyfishojë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.Sipas kryedemorkatit, nën qeverisjen e PD-së, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet.

Ish-deputetja Grida Duma tha se në vendin tonë pensionistët dhe personat në nevojë janë nëpërkëmbur dhe se duhen mbështetur. Ndërsa, Kastriot Sulka, eksperti i ekonomisë për Partinë Demokratike deklaroi sot se gjatë qeverisjes së PD-së, do të krijohen 110 mijë vende të reja pune.

Sulka tha se ulja e tatimit me 9% do t’i japë më shumë frymëmarrje biznesit për të krijuar më shumë vende pune. Sipas Sulkës, ulja e taksës së punës nga 24.5% që janë aktualisht kontributet e sigurimeve shoqërore, në 18%, do të ndikojë në zvogëlimin e informalitetit.


Kryedemokrati u shpreh se do të bëjë subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. Sipas programit, çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mijë lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës.

Fjala e plotë: Të dashur qytetarë shqiptarë. Tomas Rid, një filozof i njohur i 300 viteve më parë thoshte: “Zinxhiri është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët.” Dhe kishte të drejtë. E gjithë shoqëria jonë është aq e fortë sa hallka e jonë më e dobët. I gjithë vendi ynë është aq i fortë, sa hallka e tij më e dobët. Dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të lëmë askënd pa përkrahje. Kjo është arsyeja për detyrë të kujdesemi për njerëzit në nevojë. Mbi të gjithë rëndon përgjegjësia e një ndryshimi që shqiptarët e presin prej më shumë se 8 vitesh premtime të pambajtura.

Mbi të gjithë ne rëndon përgjegjësia të sigurojmë se prindërve tanë, gjyshërve tanë, atyre që ju detyrohemi gjithçka, që sakrifikuan jetën e tyre për të rritur breza me radhë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe për të ndërtuar dhe mbajtur në këmbë Shqipërinë tonë, një ditë t’ju shërbejë Shqipëria që ëndërruan. T’ju kthehet vendi që e deshën dhe vazhdojnë ta duan, dhe që e meritojnë ta kenë dhe ku të jetojnë më mirë. Shqipëria do t’u kthehet atyre, Shqipëria do t’ju kthehet të gjithë shqiptarëve.

Miqtë e mi, Rama dhe qeveria e tij, tradhtuan Shqipërinë, tradhtuan të ardhmen tonë. Këtë tashmë e di çdo shqiptar. Kryeministri në ikje dhe qeveria e tij i braktisën edhe ata që na sollën në jetë dhe na kanë rritur. Braktisën pensionistët. Sot që flasim, pensionistët shqiptarë janë të izoluar nga pandemia, janë në mungesë të ilaçeve, janë në mungesë të ushqimeve bazë, janë më të braktisur se kurrë këto 30 vite. Njësoj i braktisi dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Familjet që jetojnë në kufirin e mbijetesës dhe varfërisë. Megjithatë mjaft folëm për të! Të keqes që ai mbolli po i vjen fundi. Ai që e shkatërroi Shqipërinë nuk mund ta rimëkëmbë atë.

Ne mundemi dhe ne do ta bëjmë! Kur ju prezantojmë planet për një Shqipëri më të mirë, duhet të dini fare mirë: kemi punuar për muaj, vite për këto plane. Kemi angazhuar shumë profesionistë të çdo fushe. E kemi bërë këtë sepse duam që shqiptarët të mos dëgjojnë më premtime të tjera boshe. Këto janë angazhime, ndaj jam sot përpara jush. Për t’i shpallur dhe për t’i garantuar këto angazhime. Ne duam t’ju prezantojmë një plan pune që do ta zbatojmë, sepse është plotësisht i realizueshëm! Nuk është një plan mrekullish, por është një plan stabilizimi, normalizimi dhe rimëkëmbjeje. Një plan pune për të cilin na kanë ndihmuar specialistët dhe ekspertët më të mirë të fushës. Një plan pune që do të zbatohet nga profesionistët menjëherë pas fitores së zgjedhjeve. Një plan pune që do ta bëjë 25 prillin ditën ku Shqipëria fiton! Me këto plane Shqipëria fiton ekonomi! Me këto plane Shqipëria fiton shëndetësinë!

Fiton arsim! Dhe sot do t’ju tregojmë se si Shqipëria fiton edhe mirëqenien sociale! Siç ju thashë në fillim, Shqipëria nuk mund të fitojë, nëse ne nuk kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë për kujdesin tonë. Dhimbjen e tyre nuk e dëgjojmë përherë, sepse shumicën e kohës njerëzit nuk e kanë mendjen aty, por unë angazhohem ndaj jush, ne angazhohemi ndaj jush, që njerëzit që kanë më shumë nevojë për ne, do të marrin atë që meritojnë. Është në interes të vendit tonë që të garantojmë që askush të mos përjashtohet, dhe askush të mos braktiset. Me përulësi, por me besim të plotë për të ardhmen tonë, po ju prezantoj disa nga pikat tona kryesore për planin Shqipëria Fiton Mirëqenien Sociale:

Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se  norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona. Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet. Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar. Ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë. Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. Për të ardhmen tonë, për ata që kemi detyrë t’ju sigurojmë kushtet më të mira dhe mundësinë për sukses në jetë. Po ua them fare qartë, ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë. 5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për banesën e tyre.

Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mijë lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës. Miqtë e mi, Shqipëria mezi po e pret ndryshmin. Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë ky vend. Ju do ju duhet të zgjidhni mes së keqes që na ka zënë frymën apo vetë Shqipërisë. Ju do ju duhet të zgjidhni mes dinjitetit tuaj apo atyre që varfërinë dhe braktisjen e përdorin në mënyrën më çnjerëzore për t’iu detyruar të shisni edhe votën tuaj. Koha ka ardhur që ata të shkojnë atje ku e kanë vendin. Vota juaj është dinjiteti juaj, varfëria juaj është turpi i tyre dhe më 25 prill do të jetë ndëshkimi i tyre. Ju duhet të zgjidhni Shqipërisë që humb ose Shqipërisë që fiton. Me këtë plan Shqipëria fiton!

Së bashku do të largojmë këtë qeveri më të keqen e këtyre 30 viteve dhe do të hapim rrugën e ndryshimit që meriton gjithësecili prej jush. Me këtë plan Shqipëria Fiton Shqiptarët fitojnë dhe shqiptarët do të fitojnë! Ju faleminderit!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha programi i pd per mireqenien sociale lulzim basha programi i pd per mireqenien sociale

Sondazh

Poll
Politike 7 Shkurt 2021, 20:17

BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhi, i cili ka deklaruar se nuk ka kry...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet