Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Në vetëm tre ditë, përveç përplasjeve të përditshme, shumë prej të cilave nuk bëhen as publike pasi zgjidhen nga vetë drejtuesit e mjeteve, qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm, kanë parë tre aksidente të tmerrshme.
Rasti i parë ishte ai pranë Ambasadës italiane, ku pasioni dhe dëshira për shpejtësinë e ‘çmendur’ e çoi të riun Stiven Dashi, i cili po drejtonte një ‘BMW’ të merrte para një mjet të llojit ‘Skoda’, që po udhëtonte brenda normave. Pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur pasditen e 14 janarit, u publikuan në të gjitha mediat, por nga ana e Policisë së Shtetit nuk pati asnjë njoftim zyrtar. Dosja.al mësoi se ky aksident la vetëm një të lënduar e dëme materiale fatmirësisht, por i riu Dashi, a u ndëshkua?
Çfarë procedurash u ndoqën me shkaktarin e kësaj përplasjeje që mund të kishte lënë pas viktima?
Pa kaluar 24 orë, mëngjesin e 15 janarit një qytetar që priste tek vizat e bardha për të kaluar në anë tjetër rrugës u përplas pa mëshirë nga një makinë. Ishin dy mjete që në ‘garë’ me njëra-tjetrën se cila do të parakalonte, u përplasën, por pasojat i vuajti kalimtari. Përplasja mes dy makinave, bëri që njëra prej tyre të anohej buzë rrugës dhe të hidhte në tokë qytetarin. Personi me inicialet F.A., u dërgua në spital, por si pasojë e goditjes së marrë, humbi këmbët.
Edhe ky rast u kalua me heshtje nga ana e autoriteteve! Në njoftimin paraprak u bë me dije se të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat, ndërsa më vonë, nuk u bë me dije nëse ndonjë prej tyre ka marrë përsipër përgjegjësitë për pasojat e rënda të një parakalimi. A ka pasur bllokim mjeti? Heqje të lejes së drejtimit?
Ndërsa sot, dy ditë pas kësaj ngjarjeje, një vajza vetëm 10 vjeçe humbi jetën teksa shkonte në një market pranë lagjes ku banonte. E mitura që jetonte në rrugën “Njazi Meka” me babain dhe motrat doli në orën 12:30, për të shkuar në market mirëpo u përplas për vdekje nga mjeti me drejtues Alban Gurin. Përplasja rezultoi fatale pasi e mitura nuk mundi t’ja dilte mbanë dhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Në ato momente drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja mirëpo u kap pak minuta më pas nga efektivët të cilët e shoqëruan në komisariat.
Drejtuesi i mjetit ka rrëfyer në polici se nuk mundi kurrsesi ta shmangte aksidentin pasi e vogla i kishte dalë para. Por me çfarë shpejtësie udhëtonte ky drejtues makine në një rrugë dytësore të kryeqytetit?
Në qendrat e banuara, sipas Kodit Rrugor një drejtues mjeti që kalon në rrugë dytësore, maksimumi mund të ecë me 40 km/orë, por duke parë prani kalimtarësh, mund ta ulë atë.
Dhe me një shpejtësi të tillë, nëse drejtuesi i mjetit në fjalë apo i çdo lloj mjeti tjetër që bëhet shkak për të tilla ngjarje, mund të kishte kursyer një jetë, fëmije në këtë rast!
Procedurat për Alban Gurin nuk dihet si do të vijojnë, por ajo që ka vërtet rëndësi është monitorimi i mjeteve që ecin në rrugët e kryeqytetit me të njëjtën shpejtësi që praktikojnë në autostrada, në mënyrë që sheshi ‘Nënë Tereza’ të mos kthehet në një shesh për ‘drift’ për të rinjtë e apasionuar pas shpejtësisë dhe adrenalinës dhe që qytetarë të pafajshëm të mos bëhen pjesë e kronikës së zezë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dorina Arapi, vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka zbuluar se babai është infektuar me koronavirus dhe ditën e djeshme u shtrua te...
TIRANË– Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdu...
KOSOVË– Pesë persona kanë ndërruar jetë brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, 353 persona kanë rezultuar poziti...
PUKË– Qarkullimi në rrugën nacionale të kryqëzimit në Gjegjan do jetë përkohësisht i pezulluar për shkak të rënies së gurëve.Njoftimin e ka dhënë Bashkia e...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që i mori jetën vajzës 10-vjeçare në Tiranë. Dosja.al mëson se e mitura kishte dalë nga shtë...
TIRANË– Alban Guri, drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin që i mori jetën një 10-vjeçareje është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4.N...
TIRANË– Në 4 spitalet COVID po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar, sipas raportit të djeshëm të ...
TIRANË– Edhe pse vendi ynë qëndroi rreth tre muaj në karantinë, shifrat e viktimave nga aksidetet rrugore janë të larta.Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekës...
TIRANË–Mesditën e sotme një vajzë 10-vjeçare humbi jetën pasi u përpas nga një mjet. Aksidenti ndodhi në orën 12:30, në rrugën “Njazi Meka”. Në atë ...
DIBËR– Teperaturat nën 0 gradë celcius në qarkun e Dibrës kanë shkaktuar probleme.Mësohet se banorët e disa zonave në këtë qark kanë mungesë të energjisë e...