LIVE UPDATES
Bota

Para, ushqim dhe lopë në këmbim të vaksinimit anti-COVID

10 Gusht 2021, 18:25 Nga DOSJA
Para, ushqim dhe lopë në këmbim të vaksinimit anti-COVID

Kafeneja “Bike Friendly Café” në Prishtinë, po ofron një birrë falas për ata që tregojnë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po ashtu ka bërë publike iniciativën “Sigurohu, Vaksinohu”, dhe pjesëtarët e saj po nominojnë njëri-tjetrin për t’u imunizuar kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Sektori i gastronomisë në Kosovë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mund të hyjnë në fuqi masat e reja për luftim të pandemisë. Në to përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit nga data 20 gusht, për një mori aktivitetesh.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka vendim për ndonjë masë të tillë, ndonëse Arben Vitia, i cili drejton këtë ministri, ka thënë më 6 gusht se autoritetet janë duke shqyrtuar masa të reja.

Aktualisht kjo Ministri ka prezantuar një video-material me moton “Vaksinohu, Delta po vjen!”, përmes së cilës u bën thirrje të gjithë personave mbi moshën 18-vjeçare që të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Kosova është ndër vendet me shkallën më të ulët në vaksinimit në rajon, ani pse autoritetet kanë thënë se ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë të rriturit. Qytetarët e Kosovës mund të zgjedhin mes vaksinave të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca për t’u imunizuar kundër COVID-19. Ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet si në Kosovë, ashtu edhe në pjesën më të madhe të botës, qeveritë kanë prezantuar masa të ndryshme për të nxitur vaksinimin.

Disa janë kritikuar dhe kanë nxitur protesta, tjerat duket se kanë funksionuar dhe kanë rritur lakoren e vaksinimit. Vendet si Franca dhe Italia e kanë bërë të detyrueshëm dëshminë për vaksinim apo test negativ për koronavirus, për të pasur qasje në një mori aktivitetesh.

Pakistani ka qenë edhe më i rreptë. Dhjetëra mijëra persona janë nisur drejt qendrave të vaksinimit më 5 gusht, pasi zyrtarët kanë bërë të ditura ndëshkimet për të pavaksinuarit, përfshirë bllokim të numrave të telefonit, ndalesë për hyrje në zyre, restorante, qendra tregtare dhe mjete transporti.

Nga 25 euro e deri në lotari milionëshe

Serbia besohet se ka qenë vendi i parë që ka ofruar para të gatshme për vaksinim. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka ofruar nga 25 euro secilit qytetar që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës deri në fund të muajit maj. Para të gatshme ka propozuar edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai u ka bërë thirrje shteteve amerikane që të ofrojnë 100 dollarë për personat që sapo janë vaksinuar. Ai po ashtu ka thënë se Qeveria federale do të rimbursojë të gjitha bizneset e vogla dhe ato të mesme që ofrojnë ditë pushimi në mënyrë që punëtorët të vaksinohen.

Në Detroit është raportuar se është duke u ofruar pagesë prej 50 dollarësh për ngasësin e një makine që e dërgon dikë për vaksinim. Lotaritë janë bërë po ashtu të popullarizuara. Në shtetin e Ohajos, të rriturve që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, u është ofruar mundësia që të jenë pjesë e lojës shpërblyese për të fituar një milion dollarë.

Kanadaja është duke përdorur po ashtu nismën e lotarisë, me shpërblime deri në një milion dollarë, derisa Letonia dhe Polonia janë duke shpresuar njëjë se paratë e gatshme do t’i motivojnë njerëzit për t’u vaksinuar.

E në Hong Kong çmimi kryesor është një apartament. Dhe kjo është vetëm një nga nismat e kompanive private në këtë vend, pasi Qeveria e Hong Kongut u ka kërkuar që t’i inkurajojnë njerëzit për t’u vaksinuar.

Pak hezitim, pak para

Në Suedi nuk ka shumë hezitim për vaksina, andaj edhe shuma e parave të gatshme nuk është shumë e lartë. Oferta prej 10 eurove në këmbim të vaksinimit, nuk është se ua ndryshon jetën suedezëve. Mirëpo Erik Wengström nga Universiteti Lund, që ka krijuar këtë skemë, ka thënë për të përditshmen amerikane Politco se edhe kjo shumë ka efektin e vet.

“Njerëzit mund të kenë synim vaksinimin, mirëpo gjithmonë iu del gjithmonë gjatë ditës. Kështu që një shtytje e vogël mund të ndihmojë”, ka thënë ai.

Nga bileta në kinema e deri te lopët e gjalla – falas

Në Mal të Zi, të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç, që kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit në muajin korrik, kanë fituar kupon turistik në vlerë të 50 eurove. Kuponët mund të shfrytëzohen në hotelet në Ulqin, Budvë si dhe në Institutin “Dr. Simo Millosheviq”, ka njoftuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik në këtë shtet.

Greqia është duke ofruar po ashtu kuponë për të rinjtë e moshave 18-25 vjeç, pasi të marrin dozën e parë të vaksinës. Ata do të mund të shfrytëzojnë këta kuponë për të udhëtuar, për të qëndruar nëpër hotele, për të marrë pjesë në koncerte, për të shkuar në kinema, dhe aktivitetet tjera kulturore.

Në Mbretëri të Bashkuar, ministrat janë duke shqyrtuar mundësitë e ofrimit të udhëtimeve falas për të vaksinuarit e moshës së re me kompanitë Uber dhe Bolt, bileta për kinema dhe ushqim të shpejtë falas. Qeveria britanike po ashtu ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë që t’ua pamundësojë të pavaksinuarve hyrjen nëpër klube të natës për disa javë.

Rrjeti amerikan CNN ka raportuar se një distrikt në Tajlandë ka nisur një fushatë që u mundëson personave të vaksinuar që të fitojnë një lopë të gjallë në javë deri në fund të vitit.

Pas prezantimit të kësaj fushate, numri i të interesuarve për vaksina është rritur nga qindra në mijëra, ka thënë për Reuters shefi i rajonit Mae Chaem në Tajlandë, Boonlue Thamtharanurak.

“Fshatarët i duan lopët. Lopët mund të shiten për para të gatshme”.

Shënjestra te veshi dhe stomaku

Në Gjermani, zyrtarët janë duke ofruar salsiçe falas në qytetin Sonenberg, ndërsa në Berlin janë duke u angazhuar profesionistë të muzikës (DJ) për të argëtuar njerëzit derisa vaksinohen.

“Berlin mund të vaksinojë, Berlini mund të organizojë festë – po bëjmë të dyja bashkë”, ka thënë Dilek Kalayci, ministre e Shëndetësisë, sipas të përditshmes lokale, Berlin.de.

Ende nuk janë bërë hulumtime rreth asaj se sa efektive janë nismat për rritje të numrit të të vaksinuarve kundër COVID-19, mirëpo kërkimet për vaksinat tjera, kanë treguar se ofrimi i mjeteve financiare rrit numrin e personave të imunizuar për një sëmundje të caktuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë deri më 9 gusht, numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 169,687 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 498,858.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vaksinimi anti-covid vaksinimi anti-covid

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale