Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me zëvendës presidenten amerikane Kamala Harris. Me anë të një njoftimi nga zyra e Presidentes u bë e ditur se me anë të bisedës, Osmani ka falenderuar Harris për donacionin e vaksinave Pfizer në Kosovë. Ndërsa nga ana tjetër Harris falenderoi Kosovën për pranimin e strehimit të afganëve. Ndërkohë që presidentja Osmani e ka ftuar zv.presidenten Harris në një vizitë në Kosovë.
Njoftimi i plotë
Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S., znj. Kamala Harris.
Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të kësaj bisede. Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe ka ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tone në procesin e konsolidimit të shtetësisë.
Palët diskutuan dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash. Presidentja Osmani tha që një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë.
Ndërkaq, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë.
Zv. Presidenja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës. Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonies nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III.
Në këtë shkëmbim të parë ndërmjet të dy lidereve, presidentja Osmani shfrytëzoi rastin që edhe njëherë ta urojë zv.presidenten Harris për emërimin në pozitën e dytë më të lartë shtetërore. Ajo theksoi se fitorja e ekipit Biden-Harris nuk është një fitore vetëm për Amerikën, por për gjithë botën demokratike. Tutje, ajo theksoi se emërimi i znj. Harris si zëvendëspresidente e parë grua e SHBA-ve, si dhe shembulli i dhënë prej saj, do të mbeten të shënuara si moment lavdie në historinë tonë moderne. Puna dhe angazhimi i saj, sipas Presidentes Osmani shërbejnë si inspirim dhe për shumë gra e vajza lidere të së ardhmes anë e mbanë botës.
Presidentja Osmani e ftoi zv. Presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta. Të dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
AFGANISTAN- Gratë në Afganistan kanë dalë në protestë ditën e sotme për padrejtësitë që po u bëhen që nga momenti që talebanët kanë marrë në pushtet vendin. Alj...
SHBA– Shtetet e Bashkuara po dërgon në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinës kundër koronavirusit të Pfizerit, teksa vendi po përballet me rritje të rastev...
NORVEGJI- 100 artefakte arkeologjikë që nga Mesapotamia janë gjetur ditën e sotme në Norvegji. Aljazeera shkruan se këto artefakte janë raportuar të zhdukura ng...
KOLUMBI- 60 milion dollarë kokainë janë kapur ditën e djeshme në Kolumbi. Bild shkruan se Marina Kolumbiane arriti që të kapë më shumë se 1.8 ton kokainë. Kokai...
SERBI– Qytetarët serb duket se nuk e kapërcejnë kollaj suksesin e këngëtareve shqiptare me famë botërore aq më tepër nëse ju vihet ‘para syve”Dy vite më parë at...
KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka konfirmuar lajmet e publikuara ditën e sotme në lidhje me refuzimin e dy donacioneve me vaksina nga Polonia ...
KINË– Kina ka premtuar se do të mbajë ambasadën e saj në Kabul të hapur dhe do të “forcojë” marrëdhëniet, kanë thënë talebanët, ndërsa su...
KABUL – Afsoon (jo emri i saj i vërtetë), një grimiere nga Afganistani, u zgjua ditën e dielë, në orën 10 të mëngjesit nga një telefonatë nga kolegia në s...
Shifrat e Kombeve të Bashkuara e bëjnë të qartë gjendjen dramatike në Afganistan: Sipas ekspertëve të OKB-së, më shumë se 18 milionë afganë kanë nevojë për ndih...
MBRETËRI E BASHKUAR – E vogla Amal ka një udhëtim të gjatë përpara saj. Ajo do të udhëtojë 8,000 kilometra nga kufiri turko-sirian drejt Manchesteri...