Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se është gati struktura për të rehabilituar fëmijët dhe gratë e kthyer nga kampi Al-Hol. Gjatë fjalës së tij të shkurtër në aeroportin e Rinasit, kryeministri tha se rastet kur kanë kryer sulme dhe krime janë të veçanta dhe do të kenë një tjetër klasifikim, midis të rriturve e po ashtu edhe midis fëmijëve.
PJESË NGA INTERVISTA:
Pyetje: Si do riintegrohen?
Edi Rama: Vendimi për të hyrë është marrë në momentin e duhur. Struktura është gati për të gjithë me kujdesin e nevojshëm, me psikologë, me mësues dhe mjekë. Do shikohet ecuria e tyre për t’i integruar në struktuat sociale sipas gjykimit.
Pyetje: Riatdhesuat edhe një zonjë, a do të dorëzohen para drejtësisë?
Edi Rama: Nuk diskutohet që kush ka bërë krime do t’i nënshtrohet drejtësisë, por këto nuk janë çështje të miat. Rastet janë individuale, janë organet e tjera që kanë detyrimin që të japin opinion. Nuk diskutohet që kemi kategori të ndryshme nga njëra-tjetra.
Pyetje: A do të kthehen shqiptarët, por me shtetësi nga Republika të tjera?
Edi Rama: Po ndjekim shtetasit shqiptarë, përtej kësaj situata do të ishte edhe më e pamundur. Nuk bëhet fjalë për rrugë por për një labirinth. Por ndjekim shtetasit e republikës.
Pyetje: Keni intervistuar fëmijët, sa është numri i tyre dhe a do të keni një vlerësim më shtuar ndaj anti-terrorit?
Edi Rama: E ka treguar veten anti-terrori edhe nga raste të tjera. Ndërkohë nuk mund të jap asgjë ekzakte sepse të gjithë indetifikimet janë procedim e sipër. Është një kategori shumë delikate dhe nuk japim dot një numër fiks, jo sepse se kemi por ka fëmijë që janë me prindër të gatshëm dhe s’duam të vëmë në rrezik jetën e tyre.
4 fëmijë dhe një grua janë riaatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama garantoi sot Komisionerin për Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Oliver Varhelyi se e mirëpret opinionin e Komisionit të Vene...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje gazetarëve pas kthimit të nga Siria bashkë me 4 të mitur dhe një grua, të cilët janë nxjerrë dje nga ka...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë mediat që kanë raportuar dhe ndjekur operacionin e rikthimit të fëmijëve nga kampi Al-Hol. Me zërin e dri...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha i etiketoi të gjitha partitë e reja në opozitë, si “pseudo opozitë”. I pyetur nga gazetari Ismet Drishti, se çfarë do ...
TIRANË– Ambasada holandeze në Shqipëri ka publikuar sot një raportim për hapat që pritet në ditët në vijim përpara marrjes së vendimit për të nisur k...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar sot “mafian” e ilaçeve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha tha se e gjithë politika shëndetësore v...
BRUKSEL– Zëdhënësi i Partisë Popullore Europiane PPE, Michael Gahler ka bërë thirrje se duhet pritur opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në K...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një prej tenderave të Autoritetit të Aviacionit Civil për një drekë të zhvilluar mes 7 anëtarëve të Kësh...
TIRANE- “Nuk ka parti që kanë dalë nga PD, por ka parti që janë krijuar nga Rama”, kështu u përgjigj kryedemokrati Lulzim Basha sot teksa u pyet për partinë e r...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar Prokurorinë e Posaçme, SPAK që të hetojë kontratat për inceneratorët. Në bashkëbisedimin e përditshëm...