Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka mbështetur propozimin e maxhorancësn për zgjatjen e mandatit kushtetues për trupën e KPK-së për vijimin e procesit të Vettingut. Në një njoftim në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, ONM-ja thekson se zgjatimi i mandatit duhet të bëhet nga autoritetet shqiptare, por gjithmonë në konsultim me Komisionin e Venecias.
“Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t’i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias,”- thuhet në reagimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në Qershor të vitit të ardhshëm përfundon mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe i Komisionerëve publikë. Idea e shumicës është që mandati të zgjatet deri në përfundim të të gjithë procesit të rivlerësimit, pasi deri më tani nuk ka mbaruar puna as për gjysmën e magjistratëve.
Por për zgjatjen e mandatit duhet edhe dakordësimi nga opozita. Pak ditë më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se për këtë çështje, ku përfshihet dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, po shihen disa opsione. Nëse nuk bihet dakort për shtyrjen e mandatit atëherë rivlerësimi do të duhet të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Davide Pecorelli është përkrahur nga një prift shqiptar për të inskenuar vdekjen në qytetin e Pukës e për të kërkuar më pas ‘thesarin’....
TIRANË– Komisioneneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores, Natasha Prifti. Në...
ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi u kap me mbi 7 kg drogë. Teleromagna24 shkruan se droga u kap në Rinimi, falë ndihmës së Guardia...
Kompleksi “Golden” në afërsi të Shijakut ishte skenë e freskët e një krimi makabër, kur u përdor si trampolinë për operacionin “Forca e Ligjit”, OFL, më 3 shkur...
TIRANË– Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Sarandë, Lorenc Mërk...
KAMËZ- Dy adoleshentë kanë mbetur të lënduar pas një përleshje për motive të dobëta. Mësohet se dy adoleshentët, 16 dhe 17 vjeç ndodhen në spital, ...
GREQI– Edhe pse kanë kaluar 7 vite, sërish dhuna ka lënë gjurmë të pashlyeshme në burgun e Nigritës. Rasti i vrasje të shqiptarit Ilia Kareli, i dënuar më...
TIRANË– Ditën e nesërme do të mungojë energjia elektrike në disa zona të Tiranës.OSHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00...
Komunikimet e shpeshta me telefon zbuluan se 27 vjeçari Faruk Fatih Ozer i shumë kërkuari i shtetit turk, po ndihmohej nga shtetas shqiptar në vendin ton...
KORÇË– Fshati Kapshticë i cili ndodhet vetëm 20 km larg Devollit po vuan shpopullimin masiv të të rinjve. Shkak është bërë mungesa e ujit të p...