Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas hetimeve 1-vjeçare dhe një “furtune” deklaratash në nivelet më të larta të politikës, Gjykata e Durrësit vendosi më 11 dhjetor 2020 që të pushojë akuzat ndaj ish-drejtuesit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula dhe juristes Lusiena Kolaj.
Pula dhe Kolaj u akuzuan për shpërdorim detyre në shtator 2019, pas një kallëzimi të policisë së Durrësit për shkelje të pretenduara ligjore gjatë regjistrimit të disa pronave në Gjirin e Lalzit.
Procedimi penal me nr: 1976/2019 u hetua fillimisht nga prokurori Arjan Ndoja dhe pas kërkesës për masë arresti ndaj Pulës, u përball me akuzat e kryeministrit Edi Rama se po vepronte në emër të një grupi kriminal të quajtur prej tij si KÇK [Kap ç’të kapësh].
Rrjedha e hetimit ndryshoi pas largimit të Ndojës nga çështja, ndërsa në shtator 2020, prokurori Bledar Bejko kërkoi pushimin e çështjes në gjykatë.
Dokumentet gjyqësore të siguruara nga BIRN tregojnë se procedimi kishte si objekt një sipërfaqe trualli mbi të cilin po ndërtohet një komplekt turistik nga kompania “Lura” sh.p.k në Gjirin e Lalzit si dhe procedurën e regjistrimit të pasurisë në Kadastrën e Durrësit.
Gjatë hetimit u konfirmua se në regjistrat fizikë të Kadastrës nuk ishin shënuar kufizimet e sipërfaqeve takuese të pronarëve, e vlerësuar fillimisht si shkelje e neneve 50 dhe 51 e “Ligjit për Kadastrën”.
Prokuroria e Durrësit argumentoi në Gjykatë se ndonëse regjistrimi fillestar i këtyre pasurive nuk ishte i plotë, nuk kishte konsumim të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe as ndonjë pasojë mbi pasurinë objekt hetimi.
Prokuroria theksoi gjithashtu se pavarësisht mangësive të konstatuara në regjistra, në sistemin dixhital ‘Albsrep’ ishin reflektuar të gjitha kufizimet për secilën pronë, objekt të kontratës. Certifikatat e pronësisë që i janë dhënë subjektit ndërtues, sipas Prokurorisë, janë nxjerrë nga ky sistem.
Hetimi i kryer nga prokurori Bejko ka dalë në përfundimin se mangësitë kanë ndodhur në kohën kur Agjencia Shtetërore e Kadastrës ndodhej në proces transformimi, ku për shkak të mungesës së organizimit dhe mangësive në staf, vazhdonte ende të funksiononte si Zyrë e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Lusiena Kolaj me detyrë juriste deklaroi në prokurori se e kishte realizuar ajo praktikën, megjithëse nuk ishte në atë sektor dhe nuk i kishte ende të përcaktuara detyrat funksionale përmes një kontrate përfundimtare pune.
“…ajo [Kolaj] ka deklaruar se për arsye ngarkese nuk kishte arritur që të bënte plotësimin e plotë të regjistrimit në regjistrin fizik…plotësimin përfundimtar me nënshkrimin e juristit dhe saktësimet në regjistra ishin në përfundim në ditën që është bërë shoqërimi i saj në ambientet e drejtorisë së policisë së Durrësit,” referohet të ketë deklaruar Kolaj në prokurori.
Ish-kreu i Kadastrës, Liridon Pula e ka konsideruar procedurën e ndjekur në përputhje me legjislacionin në fuqi. I pyetur nga Prokuroria për mosnënshkrimin dhe vulosjen e dosjeve fizike, Pula është mbrojtur me argumentin se ‘nuk ka asnjë akt ligjor apo rregullore që e ngarkon (detyron) atë me një përgjegjësi të tillë’.
Prokuroria ka marrë në pyetje përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese dhe pronarët e truallit. Të parët kanë pretenduar se kanë marrë vetëm certifikatat e pronësisë ku ishin të reflektuara pjesët takuese dhe jo kartelat e pronës. Ndërsa pronarët e truallit sipas Prokurorisë nuk kanë ngritur asnjë pretendim për pjesët e tyre takuese apo kompaninë ndërtuese.
Në përfundim, prokurori i çështjes argumentoi në gjykatë se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm dhe nuk ishte tjetërsuar pronësia në asnjë nga pasuritë kufizuese.
“Në këtë kuptim rezulton se nga veprimet dhe mosveprimet e shtetasve Liridon Pula dhe Lusiena Kolaj nuk kemi konsumim të figurës së veprës penale ‘shpërdorimi i detyrës’, i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,” thuhet në kërkesë.
Në vendimin e 11 dhjetorit 2020, Gjykata e Durrësit arsyeton se Prokuroria ka kryer veprimet hetimore të mundshme dhe nuk rezulton që personat në hetim të kenë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjykata pranoi gjithashtu kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë për ish-drejtorin e Kadastrës, Liridon Pula dhe juristen Lusiena Kolaj.
Marrë nga Reporter.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Sonila Jashari 23-vjeçarja e cila punonte si pjatalarëse tek shtëpia e një gruaje nga Elbasani me emrin Silva Shukli, në Itali është zhdukur...
TIRANË – Shifra e të prekurve janë alarmante dhe Covid-19 nuk po kursen as të rinjtë.Mos respektimi i distancës, mos mbajtja e maskës dhe qëndrimi me...
DURRËS– Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme duke lënë pas dëme të mëdha materiale në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren “Taulanti...
TIRANË- Ka humbur jetën në moshën 70-vjecare Fitim Gërxhalliu, i cili ndryshe njihej edhe si kreu i firmës piramindale “Gjallica”. Ai është pëcjellë ditën ...
TIRANË – Shqipëria ka hyrë në fazën kritike të pandemisë së Covid-19.Çdo 24 orë raportohen mbi 1000 raste të reja me të infektuar nga coronavi...
ELBASAN– Dosja.al ka zbardhur mesazhin kërcënues që ka marrë shefi i krimeve të komisariatit të Gramshit në telefonin e tij, Sokol Novaku. Mësohet se persona të...
TIRANË- Prof.dr. Skënder Gjinushi shpjeguar analizën që Akademia e Shkencave ka bërë për vijimësinë e pandemisë në vendin tonë. I ftuar në emisionin ‘ Top ...
KAVAJË– Dështon një grabitje në Kavajë! Tre persona të maskuar, janë futur në një shtëpi në fshatin Karpen të Kavajës për të grabitur, por kanë hasur...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një pjesë të dosjes së vrasjës së biznesmenit Ilir Rexhepi, të njohur ndryshe si vëllai i Dodës së Elbasanit...
ELBASAN– Sokol Novaku, shefi i krimeve në Komisaritin e Policisë së Gramshit është kërcënuar me jetë. Dosja.al ka mësuar se Novaku, i cili kishte vetëm dhjetë d...