LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Nuk bëhet shaka me ligjin’/ Blenë shtëpi, brenda gjejnë një armë, kryefamiljari telefonon menjëherë Policin

31 Korrik 2021, 11:23 Nga DOSJA
‘Nuk bëhet shaka me ligjin’/ Blenë shtëpi, brenda

Sa herë mund t’i keni dëgjuar prindërit kur ju përsërisin “qëndroni fiks me ligjin” apo “jeto i ndershëm”. Një qytetar ka telefonuar gjatë kësaj jave policinë e kryeqytetit dhe ka kërkuar urgjent vizitën e tyre në banesë, deklaruan burimet e gazetës Si. Por përpara se të përsëriste adresën se ku gjendej dhe përpara se të thoshte emrin dhe të dhënat personale ka thënë frazën “jam qytetar i ndershëm, po ju telefonoj nga Tirana”. Kjo frazë më pas është thënë e stërthënë prej tij edhe në denoncimin që u shënua në procesverbalin policor nga një agjent krimesh, i cili sipas ligjit, ishte i detyruar të mbante shënim çdo detaj të mundshëm.

Atij tha një burim policor nuk i kishte ndodhur asnjë konflikt dhe as i kishte humbur gjë. Por ajo që e ka shqetësuar ditën e burrit të ndershëm, nis nga blerja e një banese, brenda të cilës ai gjeti një armë. Pa e diskutuar fare me bashkëshorten që është ortake në blerje, burri ka nxituar drejt telefonit dhe duke e urdhëruar atë që të bënte kujdes, është veshur me nxitim dhe pa një pa dy rezulton të ketë shkuar në polici.

Burimet e policisë i thanë gazetës Si se denoncimi u dorëzua pranë komisariatit numër katër nga shtetasi me inicialet B. K, që sakaq ka shtuar “kam blerë një shtëpi dhe kur po pastronim gjetëm një armë”.

Kur policia ka shfaqur interes dhe ka kërkuar prej denoncuesit një deklaratë të shtjelluar ai ka treguar se punon në biznes privat dhe se në fund të muajit qershor bleu një shtëpi të cilën e regjistroi në emër të bashkëshortes.

“Banesa ju ble trashëgimtarëve të shtetasit C. H. Mbasi u ble me plaçka dhe çdo gjë kishte brenda, gruaja nisi pastrimin. Po largonim plaçkat e vjetra dhe rrobat e vjetra dhe po sistemonim rrëmujën kur në aneks të shtëpisë, midis rrobave të vjetra gjetëm një pushkë”, shton pronari i ri i shtëpisë.

Policia duke ju referuar hapave që hodhi qytetari shton se ai e fotografoi menjëherë pushkën që ishte fshehur e sistemuar mes rrobave dhe më pas telefonoi inspektorin e zonës duke i kërkuar ekspertizë si dhe duke i treguar adresën se ku gjendej, konkretisht në rrugën Aleksandër Moisiu’ – tha qytetari.

Më pas, qytetari ka urdhëruar gruan që të pezullojë çdo punë derisa në shtëpi të mbërrinte policia. “Nuk e preka me dorë armën”, thotë në komisariatin numër 4 shtetasi B.K. Mbasi inspektori ka mbërritur në banesë dhe ka kryer veprimet hetimore, shtetasi ka insistuar që të shkojë së bashku me të në policinë rajonale.

“Nuk e preka me dorë, nuk e kam idenë çfarë lloj pushke është mbasi nuk marr vesh fare nga armët. Jam qytetar i ndershëm dhe dua të jem korrekt me ligjin,”- rrëfeu në polici burri teksa përpara tij agjenti nuk ngurroi të mbajë shënim edhe përshkrimin e burrit mbi besnikërinë ndaj ligjit.

Policia i tregoi gazetës Si se aq i dhënë ishte shtetasi në fjalë mbas ligjit saqë tregoi video kur kishte hyrë për herë të parë në shtëpinë e re, si kishte kontrolluar dhomë mbas dhome dhe si ndërkohë bërtet kur shfaqet pushka e mbështjellë.

“Ju vendos në dispozicion kontratën e shtëpisë dhe datën kur u ble, fola me gruan e personit në fjalë dhe ajo më tha se kishte 20 vjet që është divorcuar dhe se jetonte me fëmijët. Nuk e di që ish-burri im mbante armë, më tha. Shko denoncoje”, detajon kryefamiljari që është treguar i gatshëm dhe ka ilustruar edhe telefonatat sipas kohës përkatëse kur kishte folur me trashëgimtarët e të ndjerit.

“Ligjet i kam frikë – këmbëngul më tej burri – dhe nuk e preka armën. Iu luta edhe gruas mos ta prekte derisa të vinte inspektori i policisë sepse nuk bëhet shaka me ligjin”, flet nga ana e tij qytetari e ndërkohë e gjithë kjo regjistrohet në deponimin policor. Njëkohësisht policia deklaron për gazetën Si se mes rrëmujës krehu shtëpinë dhe gjeti edhe 10 fishekë dhe mbas vendimeve përkatëse të dyja sendet u nisën për ekspertim kriminalistik.

Marrë nga Gazeta “Si”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arme pa leje arme pa leje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet