Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
NSO në bisedime për të blerë Kompaninë teknologjike Fifth Dimension e drejtuar nga ish-ushtaraku izraelit
22 Korrik 2021, 21:04Nga DOSJA
IZRAEL- NSO, një kompani kontroverse izraelite spyware është në bisedime për të blerë Fifth Dimension (Dimensioni i Pestë), një kopmani që ka krijuar teknologji për kryerjen e hetimeve policore, shkruan gazeta ekonomike “The Marker”.
Fifth Dimension drejtohet nga ish-shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjenerali Benny Gantz. Sipas TheMarker, NSO po studion një blerje të mundshme për të ndihmuar në përmirësimin e reputacionit të saj duke u lidhur me disa nga figurat më të njohura të sigurisë të Izraelit.
NSO është një nga kompanitë më të mëdha të sigurisë kibernetike të Izraelit, me një staf prej 600 vetash dhe është futur në polemika pas akuzave se teknologjia e saj Pegasus thuhet se është përdorur nga disa qeveri për të spiunuar kundërshtarët dhe gazetarët.
Organizata kanadeze për të drejtat e njeriut Citizens Lab ka thënë se NSO ka shitur platformën e saj në 45 vende, duke përfshirë Arabinë Saudite. Fifth Dimension u krijua katër vjet më parë.
Javën e kaluar, ish-punonjësi i zbulimit të SHBA-së , Edward Snowden tha se teknologjia e NSO-së ishte përdorur për të ndihmuar në ndjekjen e gazetarit disident të Arabisë Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll.
NSO iu përgjigj akuzave të tilla duke thënë: Në përdorim normal, NSO ndihmon në shpëtimin e mijëra njerëzve nga duart e terroristëve, kriminelëve , abuzuesve të fëmijëve dhe pedofilëve.
Pegasus bën të mundur përgjimin e shumë individëve, duke përfshirë edhe marrjen e kontrollit të telefonave celularë. Aftësitë e tij përfshijnë mbledhjen e informacionit në lidhje me vendndodhjen e një telefoni, përgjimin në të, regjistrimin e bisedave që ndodhin afër një telefoni dhe fotografimin e atyre që ndodhen në afërsi të telefonit.
MALI I ZI- Këshilli për Privatizim dhe Projekte Kapitale në Mal të Zi, njëzëri vendosi që Kriporja e Ulqinit të kthehet në pronësi shtetërore.Këshilli, i kryesu...
SHBA- Disa website botërore u ka rënë sinjali pasditen e sotme. BBC shkruan se të gjithë qytetarët që kërkonin të hynin në disa faqe private por edhe shtetërore...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar pasditen e sotme diasporën në “Parkun e Qytetit” në Prishtinë. Telegrafi shkruan se Kurti para tyre tr...
GREQI- Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët. Mediat e huaja raportojnë se zjarri është përhapur në pyllin e Prinës, duke rrezikuar shtëpitë e zo...
BRITANI E MADHE- Një djalë i ri është qëlluar për vdekje me thikë nga të ashtuquajturit ‘xhelozët ndaj tij’, pasi ishte punësuar për të bërë ‘marifeteR...
SHBA- Wally Funk, 82 vjeç, ishte pjesë e ekuipazhit që shoqëroi miliarderin amerikan Jeff Bezos në udhëtimin e tij të parë jashtë orbitës së Tokës. Media...
MOLDAVI- Anëtari i Partisë së Ndryshimit Sergiu Tofilat dhunoi ish-zv.ministrin e brendshëm, Ghenadie Cosovan teksa të dy po përballeshin në një emision live. E...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka ndryshuar numrin e telefonit si edhe telefonin e tij pas skandalit të spiunazhit të softwerit Pegasus. NDTV s...
GJERMANI- Dafina Berisha, 21 vjeçarja nga Kosova, po dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo garon si kandidate e Partiasë SocialD...
SHBA- Profesori amerikan Daniel Serwer në një interviste për median boshnjake “Dnevni Avaz“, ka folur për projektin “Bota serbe”, e cila u propozuar...