LIVE UPDATES
Aktualitet

Njihuni me tri vajzat mashtruese në Shqipëri, si i zhvatën djalit të biznesmenit 180 mijë $ (HISTORIA)

16 Korrik 2019, 05:36 Nga DOSJA
Njihuni me tri vajzat mashtruese në Shqipëri, si i zhvatën djalit

Gjirokastër- Një ish-studente në Gjirokastër edhe dy shoqet e saj, të dyshuara se hodhën në kurth djalin e një biznesmeni duke e zhvatur, pretendon se në fakt dhuratat e tij ishin në emër të dashurisë dhe se ajo është dënuar kot. E shpallur fajtore nga Gjykata e Gjirokastrës dhe e dënuar me 12 vite Elida Lamce i kërkoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të hetojë siç duhet historinë e saj të dashurisë që e reja këmbëngul se po i kushton lirinë. Vajza pretendon se shumat që i riu ia ka dërguar përmes një tregtari tjetër, nuk i kanë mbërritur asnjëherë në dorë, me përjashtim të dhuratave.

Por, nga ana tjetër për tri vite me radhë ish i dashuri i ka dërguar dhjetëra dhurata, orë, bizhuteri dhe lekë, herë për ta ndihmuar që ajo të hapte një biznes rrobash në Tiranë, herë se ishte sëmurë dhe herë sepse “ajo do bëhej nusja e saj”. Vajza nga Memaliaj sot është 32 vjeç dhe njohja me Ergis Kërpacin nisi në vitin 2009, por kulmi i shpenzimeve të djalit u shënuan në vitin 2012 kur ajo u zhvendos në Tiranë. Në atë kohë përmes një tregtari tjetër në Gjirokastër, i cili quhet Spiro Ligu, i dashuruari për muaj të tërë, përveç orëve të shtrenjta, çantave, unazave dhe parfumeve ka futur në pako edhe vlera monetare, të cilat në përfundim llogariten me vlerën e 180 mijë dollarëve.
Zbulimi

Disa vite pasi dëmi ishte bërë dhe kasafortat ishin boshtatisur, ishin prindërit e të riut, tregtarë në lagjen Zinxhira, të cilët zbuluan se në kasafortë ju mungonin 180 mijë dollarë. Ata menjëherë dyshuan djalin e tyre, i cili tregoi se kishte njohur një vajzë që e kishte shoqe dhe me të cilën dëshironte të martohej. Por fatura prej 180 mijë dollarë ishte më e ulëta që i riu kishte shpenzuar së fundmi. Në fillimet e njohjes në vitin 2009, Ergis Kërpaci e kishte nisur me dhurata 100 mijë ose 200 mijë lekë. Por sa më shumë afroheshin të rinjtë aq më tepër rriteshin faturat dhe në një rast zemërgjerësia e Ergisit gjatë fillimit të lidhjes është treguar me një pagesë prej 20 milionë lekë të vjetra. Shuma iu pagua vajzës në bankë, në një kohë që e reja vazhdonte nga ana e saj të derdhte vlera monetare në dy banka.

E bëra këtë veprim tregoi më pas djaloshi me mendimin se po jepja një provë të fortë për lidhjen tonë, pasi ishte hera e parë që ajo po më kërkonte ndihmë. Elida më tha se kishte nevojë për të holla sepse donte të blinte një shtëpi. Shprehja e dashurisë së të riut përmes lekëve ka vazhduar nga muaji mars 2009 dhe deri në vazhdim në total i riu ka depozituar në llogarinë e të zgjedhurës së zemrës 37 milionë lekë të vjetra. Por në përfundim të shkollës së lartë vajza është larguar dhe është ftohur ndaj tij.

Gjatë kohës së krizës mes çiftit, Ergisi ka rënë në kurthin e dy shoqeve te saj, edhe ato të akuzuara si mashtruese. Një ditë të dashuruarit i vjen një mesazh në telefonin e tij, në të cilin Elida i lutej për ndihmë, pasi ishte e sëmurë me leucemi. Ajo i kërkonte gjithashtu edhe një numër telefoni të ri ngaqë numrin e vjetër do ta flakte. I prekur djali ka paketuar 30 mijë euro dhe sipas udhëzimeve që e dyshuara i shkruante në mesazh, ia ka dorëzuar një vajze të vogël poshtë pallatit të studentes. Vajza nuk zbriti kujton i mashtruari me justifikimin se ishtë shumë sëmurë. Më tej, me të njëjtën skemë përmes telefonit të ri dhe numrit të ri që i kishte dhuruar, i mashtruari ka nisur në 20 raste shuma nga tre deri në pesë mijë euro, të cilat i dërgonte me autobusin e linjës sa herë që vajza i shkruante dhe i kërkonte ndihmë. Në total, gjatë këtij komunikimi ai ka dorëzuar 70 mijë euro dhe 15 milionë lekë.

Për rastet e fundit Elida Lamce pretendon se nuk i ka shkruar ajo mesazhet dhe si argument sjell faktin që në këtë kohë ajo bashkëjetonte me një person në fshatin Kakoz të Gjirokastrës. Ajo që kanë zbuluar prokurorët është se në fakt për episodet e fundit vajza nuk ka gënjyer. Prokuroria ka këqyrur numrin që ia kishte dhuruar i riu dhe që ishte i regjistruar me emrin e tij. Për të kuptuar se kush e përdorte numrin e telefonit janë lexuar dhjetëra mesazhe të fshira mes Ermira Avduli dhe të dashurit të saj, J. Zhupa. Mesazhet e dashurisë mes të dyve gjatë orëve të vona të mbrëmjes apo herët në mëngjes e bindën prokurorinë se në këtë rast mashtrimi është kryer nga Ermira Avduli dhe shoqja tjetër R. Mece.

Tri vite, pasi i riu Ergis Kërpaci, kishte rënë pre edhe e dy shoqeve të së dashurës së tij që ndërkohë i thoshte se ishte jashtë vendit, Elida i ka bërë një videocall. Kaq ka mjafuar që Ergisi të rilidhet sërish me 32-vjeçaren, e cila ndërkohë kishte gjetur një punë në Tiranë si shitëse në një dyqan të njohur bizhuterish. Dhe duke bërë plane për të ardhmen, pasi Elida kishte shprehur dëshirën të hapte një dyqan rrobash, partneri ka vazhduar sërish me pakot plot me dhurata dhe dollarë. Pakot niseshin çdo dy apo tri ditë nga Gjirokastra ku ai jetonte dhe punonte me prindërit drejt ‘21 Dhjetorit’ ku e dashuruara i priste. Dërgesat me pako të shtrenjta janë konfirmuar edhe nga marrja e dëshmisë së tregtarit Spiro Ligu që ka treguar llojet e dhuratave që paketonte dhe se disa herë kishte parë që djaloshi fuste edhe para. E pyeta ç’janë këto ka treguar Ligu dhe më tha se po bënte plane për martesë. Martesë që nuk u kurorëzua asnjëherë.

Hetimi

Tashmë prokuroria duhet të shqyrtojë edhe pretendimin e vajzës së dënuar, e cila këmbëngul se në fakt nuk ka mashtruar askënd dhe se në rastet e fundit nuk ka dorë. Madje, për 180 mijë dollarët ajo pranon se i janë dërguar vetëm dhurata si parfume, çanta, orë dhe asnjëherë lekë. Nuk e di çfarë është bërë me to, nëse do kisha marrë këto lekë që përmend ish i dashuri im, atëherë do kisha qenë e pasur dhe nuk do punoja shitëse mësohet të ketë treguar ish-studentja që ka shënuar një nga rastet më spektakolare të mashtrimit. Nuk dihet nëse të tria vajzat kanë bashkëpunuar apo jo me njëra-tjetrën, por akuza i bashkon të treja.

Marrë nga  GazetaSi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrimi me 180 $ mashtrimi me djalin e biznesmenit tri vajzat mashtruese në shqipëri mashtrimi me 180 $ mashtrimi me djalin e biznesmenit tri vajzat mashtruese në shqipëri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje