Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË– Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi iu përgjigj me të njëjtën “monedhë“,kryeministrit Edi Rama,i cili tha sot se “LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”. Në takimin që zhvilloi më përfaqësues të LSI-së në këtë qytet, Kryemadhi tha se është Rama ai që po ikën për skrap.
PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT NË LEZHË:
“Shikojmë një kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion, i la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë. Dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar ne 8 vjet, programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete.
Kështu që edhe një nga pikat tona kryesore që ne themi dhe që sot është e domosdoshme, është fokusimi ynë te pesë prioritetet tona: tek arsimi, tek punësimi i mirëpaguar për të rinjtë tanë, krijimi i profesionistëve të rinj. Ajo që ndihmon edhe fuqizimin ekonomik të familjeve tona, rimbursimin e shpenzimeve në 5 për qind të faturave të tyre tatimore dhe pastaj edhe programi ynë ‘Nga bebja në bebe’ për të ndaluar shpopullimin me ritme të shpejta që është nxitur nga Edi Rama, për ta ç’bërë atë.
Bashkë me Viktorin, një nga takimet tona kryesore që ne kemi, jo vetëm me votuesit për herë të parë, por edhe në takimet e tjera që ne kemi zhvilluar që prej mëngjesit të ditës së sotme, kemi vënë re se njerëzit janë shumë të lodhur nga mashtrimet që kanë ndodhur deri më sot, nga gënjeshtrat që në tetë vite u janë bërë qytetarëve.
Teksa flasim për rindërtimin, faktikisht këtu janë tre pallate të shembura dhe vetë qytetarët lezhjanë janë prezentë, kur vetë kryeministri ka ardhur, ka prerë shiritin dhe ka thënë që do të ndërtojë pallate të reja, dhe kanë pesë muaj që nuk kanë parë absolutisht asgjë. Dhe jo vetëm kaq, por nuk kanë një kontratë, një letër të shkruar të zezë mbi të bardhë se ku do të jetojnë, cfarë do të marrin, ku janë shtëpitë e tyre dhe ku do të ndërtohen në të ardhmen. Dhe kjo është një nga pikat më problematike, kur flasim për rindërtimin, që është kthyer tashmë si një projekt fitimprurës për grupin e Dubait. Para 1 jave kishim darkën e Nusretit, dje kishim tabelën e pritjes së delegacionit të ministrave me oligarkët që shkonin përsëri në Dubai.
Pra, një nga problemet kryesor është orientimi anti-evropian që Rama kërkon ti japë Shqipërisë, gjë për të cilën unë jam e bindur se jo vetëm LSI, por gjithë shqiptarët dhe gjithë socialistët e vërtetë, cfarë duan? 99 për qind e tyre e duan Shqipërinë evropiane.”, tha Kryemadhi.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje shteruese thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila iu kërkoi liderëve të partive të mos marrin pe...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se shumë shpejt, Partia Socialiste do të prezantojë planin qeverisës deri në vitin 2030. Në një konferencë me gazeta...
TIRANE- Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama për deklaratat e sotme se programi i PD është shkatërrimtar dhe falimentues për shtetin....
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp me gazetarët nga selia blu, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kundërshtarit të ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë tenderin e publikuar nga Dosja.al të dielën, se Ministria e Jashtme i dha tender kompanisë Gallo Alb...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga qendrimi i tij për Bashkimin Evropian në lidhje me shpërndarjen e vaksinave. Rama tha se BE e trajtoi Ballkanin P...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama foli sot edhe për koncesionin e ri të aeroportit të Rinasit. Rama tha se ulja e çmimit të biletës do të jetë së paku 25% më...
KUÇOVË– Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Ni...
TIRANË– Partia Demorkatike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Gledjan Llatja, me akuzën për “sh...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tregoi sot edhe arsyen psen do të marrë vetë në dorë fushatën e Durrësit, bashkë me Vlorën. Rama tha se janë dy arsye, e para lidh...