LIVE UPDATES
Bota

“Një familje mizogjene që krijoi një monstër dhe maniak pas femrave”, Detajet tronditëse nga libri i mbesës së Donald

16 Korrik 2020, 16:14 Nga DOSJA
“Një familje mizogjene që krijoi një monstër dhe

SHBA– “Too Much and Never Enough: How My Family Created the World’s Most Dangerous Man” (Shumë dhe asnjëherë mjaftueshëm: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë) është një libër i shkruar nga Mary L. Trump, mbesa e Donald Trump. Libri u botua më 14 korrik nga Simon & Schuster pas një beteje ligjore në Nju Jork, ku në fund gjykata vendosi që të lejonte botimin e librit.

Dr. Mary L. Trump, psikologe klinike, është vajza e Fred Trump Jr., vëllai i ndjerë i Donald Trump. Sipas botuesit, ajo ka dhënë mësim për studentë të diplomuar për subjektet e traumës, psikopatologjisë dhe psikologjisë së zhvillimit. Mary L. Trump ka shkruar një temë diplome mbi viktimat e përndjekjes dhe ka kryer hulumtime mbi skizofreninë.

Pas fushatës presidenciale të xhaxhait të saj, Mary ra në kontakt me The New York Times ku dorëzoi dokumentet e taksave të familjes Trump, si një burim anonim. Dokumentet u përdorën për një artikull të vitit 2018 që detajonte mashtrimet financiare të Trump, artikull që fitoi çmimin Pulitzer për Raportimin Shpjegues më të Mirë nga David Barstow, Susanne Craig dhe Russ Buettner.

Në librin 240 faqesh, Mary shpjegon si “familja e saj toksike” krijoi “njeriun më të rrezikshëm në planet”. “Askush nuk e di se si u bë Donald Trump më i mirë se familja e tij. Fatkeqësisht shumica heshtin nga besnikëria ose frika. Unë s’jam një nga ata,” shkruan ajo. Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë thotë se libri “është i mbushur me gënjeshtra”.

Por çfarë trajtohet në të? Një përmbledhje të librit e ka realizuar Kaelyn Forde, reportere që bashkëpunon me ABC News, Al Jazeera, InStyle, Glamour, Allure dhe Refinery29.

Donald Trump mbante një listë të grave me të cilat donte të dilte, por s’kishin pranuar

Mary, sot 55 vjeç, shkruan se në fund të të njëzetave të saj, Donald Trump e thirri në avionin e tij privat dhe i kërkoi që të shkruante librin “Trump: The Art of the Comeback” libër që u prezantua më vonë me autorë Trump dhe Kate Bohner. Mary pranoi dhe iu dha një zyrë para Trump Organization. Por Trump nuk pranoi kërkesat e mbesës për ta intervistuar, ndërkohë që fliste vetëm për golf, thashetheme dhe gra. Ajo tregon se gjeti një transkriptim prej 10 faqësh të një regjistrimi të Trump, ku fliste për shumë gjëra, vetëm jo për biznesin. “Ishte një përmbledhje për gratë me të cilat dëshironte të dilte, por pasi nuk kishin pranuar, papritur ai kishte shpërthyer në të shara, të cilat ishin sharjet më të këqija dhe më të shëmtuara që kam dëgjuar ndonjëherë,” thotë ajo. Që prej atij momenti, Mary ndaloi së kërkuari një intervistë me xhaxhain.

Fëmijët e familjes Trump u braktisën nga nëna dhe babai i la pas dore

Mary shkruan se pas lindjes së Robertit, djalit të vogël të familjes, nëna e Donald Trump, pësoi komplikime shëndetësore që rezultuan në histerektomi (heqja kirurgjikale e mitrës ) dhe ooforektomi (heqja kirurgjikale e vezores ose vezoreve). Mary shkruan se mungesa e saj – qoftë fizike dhe emocionale – krijoi një boshllëk në jetën e fëmijëve.

Fred Trump Sr., babai i Donald Trump, ishte një “high-functioning sociopath”, term që përdoret për njerëzit që shfaqin sjellje normale në përditshmëri, kanë një punë ose një martesë tipike, por fshehin sjellje që kanë tendencë manipuluese dhe shfrytëzuese. Mary thotë se babai i Donald Trump e shihte marrëdhënien me fëmijët si dobësi. Në vijim, shton ajo, Donald Trump e zëvendësoi mungesën e prindërve me ndjenja si “ngacmimi, mosrespektimi dhe agresiviteti”.

Familja Trump ishte një familje mizogjene, anti-LGBTQ dhe kishte mendime paragjykimi dhe diskriminimi për hebrenjtë

Mary thotë se babai i Donald Trump i largoi vajzat e tij (Maryanne dhe Elizabeth) plotësisht dhe i përqëndroi ambiciet te djemtë. Mary, e cila është lesbike, thekson se e fshehu homoseksualitetin nga familja për shkak të pikëpamjeve të tyre homofobe. Familja gjithashtu përdorte shprehje që stereotipizonin hebrenjtë.

Motra e Donald Trump e konsideronte atë si një “klloun” që s’do t’i fitonte kurrë zgjedhjet

Kur Donald njoftoi se do të kandidonte për president në 2015, shkruan Mary, familja mendoi se “ai thjesht dëshironte publicitet falas për markën e tij”. “Ai është një klloun,” tha halla ime Marianne gjatë një prej drekave tona asokohe. “Kjo nuk do të ndodhë kurrë.”

Mary shkruan se pozicioni i hallës së saj si gjyqtare federale e pengoi që të fliste publikisht kundër tij, por që para takimit të Donald Trump në 2018-n me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Maryanne telefonoi Shtëpinë e Bardhë dhe i tha: “Thuajini se motra e tij e madhe e telefonoi për një këshillë. Përgatitu. Mëso nga ata që dinë se çfarë bëjnë. Dhe lëre Twitter-in në shtëpi.”

Donald Trump i nguli sytë mbesës në mënyrë të çuditshme dhe flirtuese

Mary shkruan se udhëtoi në rezidencën e tij në Palm Beach, Florida, gjatë kohës kur punonte për librin. Ajo drekoi me xhaxhain dhe gruan e tij të dytë, Marla Maples. Meqenëse ishte një mjedis joformal, Mary mbante veshur rroba banjo dhe pantallona të shkurtra për drekën në oborr. “Donald mbante veshur kostum golfi dhe më pa sikur të mos më kishte parë kurrë më parë. Kur u afrova Marla, tha: ‘Oh Zot Mary, ke trup të hatashëm. Donald!’ Isha skuqur, u hutova.”

Marrë nga TEMA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump libri i mbeses se donald trump mbesa e donald trump donald trump libri i mbeses se donald trump mbesa e donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet