Presidenti letër në Kuvend, ironizon Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita
20...
Politike
Nis vaksinimi i bluzave të bardha në Fier! Rama insiston: Si ishte paga e janarit? U ndje? Mjekët: Po si jo…
19 Shkurt 2021, 13:48Nga DOSJA
FIER– Kryeministri Edi Rama ishte prezent ditën e sotme në Fier aty ku pa nga afër procesin e vaksinimit te bluzat e bardha. Kreu i qeverisë tha se ditën e dielë do të vijojnë me vaksinimi për moshat mbi 80 vjeç. Ndërkohë, pas daljes nga qendra ku u zhvillua procesi, rrugës Rama pyeti mjekët disa herë se nëse ishin të kënaqur me pagën e muajit janar. Bluzat e bardha i thanë se po madje kishte ndikuar për mirë dhe në familje.
Rama: Të dielën do të fillojmë dhe me kategorinë 80 plus. Të mbarojmë me bluzat e bardha dhe me shtëpitë e të moshuarve. Janë mërzitur disa se kur folëm për personalitete kemi qënë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitete që janë e asaj kategorie.
Manastirliu: Në të gjithë fushata vaksinimi në botë ndodh kjo, që i bind të tjerët, prandaj quhet fushatë vaksinimi.
Rama: Ju e keni parë që nuk është e lehtë, brenda marsit do të kemi 40 mijë dozat. Po punojmë për vaksina të tjera se duam ta mbarojmë për 14 muaj. Është nga më ambiciozet. Do të bëjmë cmos ta realizojmë. Dje po lexoja një raport se janë 140 shtete që nuk kanë asnjë dozë dhe asnjë perspektivë të qartë për momentin. Kemi filluar po…
Manastirliu: Deri tani kemi vaksinuar 3 mijë mjekë.
Rama: Brenda marsit do të mbyllen të gjitha bluzat e bardha, kjo është ideja. Keqardhje për Tiret që baltosin bluzat e bardha, lajmi i mir është që e kanë gjetur vendin dhe që ju bëjnë pis dhe ju.
Rama: Si ishte paga e janarit? U ndje në familje?
Mjeku: U ndje si nuk u ndje..
Rama: Ka dhe më mirë ka dhe më shumë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Kryeministri Edi Rama ishte prezent ditën e sotme për të parë nga afër punimet që po kryehen në spitalin e ri që është financuar nga shtetit turk. Gjatë b...
BRUKSEL– Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 7 milionë eurosh, për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është dhënë...
VLORË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme në Vlorë se një operator turistik i ka pohuar se viti që shkoi nuk ishte me humbje. Kreu i qeverisë tha se p...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë që të reflektojë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve duke sjellë edhe shembullin e stuhisë së dëborës....
TIRANË– Akuzave të kryeministrit Edi Rama se po shfrytëzonte postin e presidentit për të ardhur në ndihmë të LSI-së, Ilir Meta iu përgjigj shkurt: fajin e ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh të fortë ndaj Policisë së Shtetit, duke u kërkuar që të mos keqpërdoren nga politika. Meta paralajmëroi ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës që kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se nuk e ndalon dot braktisjen ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se ka gati një plan për mostjetërsimin e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në një konferenc...
TIRANË– Plani i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar personalitetet para të moshuarve të tjerë për shkak të tregimit të respektit për ta e ka përplasur ...