“Do heqim akcizën për naftën e fermerëve”/ Premtimi i pambajtur i Ramës, kryeministri e kishte pjesë të programit të
14 Tetor 2020, 05:46Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama bëri disa premtime elektorale për sektorin e bujqësisë. Rama premtoi se do të ulë çmimin e naftës për fermerët dhe se do të heqë taksën e qarkullimit dhe karbonit për bujqësinë. Kështu, kreu i qeverisë publikoi disa hapa, që nga heqja e akcizës deri tek mënyra sesi fermeri do të tërheqë naftën.
PROGRAMI I PS NË 2013-ën
Inputet bujqësore dhe punimi i tokës, zënë një peshë kryesore në koston e përgjithshme dhe për këtë arsye: • Do të reduktohet tatimi mbi vlerën e shtuar për farërat, fidanët, materialin gjenetik shtazor, plehrat kimike, pesticidet, vaksinat e blegtorisë etj. • Do të krijohet dhe vihet në funksion qendra e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së inputeve bujqësore. • Do të zbatohet programi i furnizimit të naftës pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme. • Do të nxitet shpërndarja me çmime të favorshme e farërave të zgjedhura dhe të rendimenteve të larta. • Do të nxitet dhe mbështetet, blerja në grup e pajisjeve të mekanikës bujqësore, traktorëve dhe moto-kultivatorëve. • Rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore, përbën një tjetër përparësi. Ulja e kostos së lëndëve të para është thelbësore, prandaj do të përjashtohen nga barra fiskale lëndët e para, ato të ndërmjetme dhe të ambalazheve për prodhimet e eksportit.
“Nuk ka prodhim bujqësor konkurrues pa një sistem funksional të ujitjes dhe të kullimit të tokave. Aktualisht, vetëm 30% e tokës bujqësore është nën ujë. Ne angazhohemi që brenda 4 vjetësh të ketë ujë për vaditje në çdo parcelë të tokës së punueshme. Për këtë qëllim është e rëndësishme të rimëkëmbet sistemi kullues dhe vaditës i vendit. Për këtë arsye: • Do të zgjerohet parku i mjeteve të nevojshme publike dhe private, të duhura për mirëmbajtjen e sistemit kullues dhe vaditës të vendit. • Do të miratohen tarifat e reja të furnizimit me energji elektrike për sistemin e kullimit dhe të vaditjes. • Do t’u jepet një rol më i madh komunave në mirëadministrimin e burimeve ujore dhe rrjetit ujitës dhe kullues. Synojmë të investojmë 160 mln USD për rimëkëmbjen e sistemit të kullimit dhe vaditjes. Konsolidimi i titujve të pronësisë mbi tokën është baza e nxitjes së investimeve në bujqësi. Mbështetja financiare e bujqësisë është e domosdoshme për të patur pritshmëritë e programuara për zhvillimin rural. Për këtë: • Do të rishikohen skemat e mbështetjes financiare për bujqësinë, duke i orientuar ato drejt rritjes së prodhimit bujqësor dhe lidhjes së tij me tregun dhe agropërpunimin, • Do të 5-fishojmë financimin publik për mbështetjen e zhvillimit rural, • Do të mbështeten me përparësi ngritja e qendrave të grumbullimit, ruajtjes dhe tregtise me shumicë të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, • Do të mbështeten me fonde të garancisë, zbatimi i skemave të sigurimit të prodhimeve nga dëmtimet natyrore të kulturave bujqësore dhe blegtorisë, • Do të përcaktohen modalitetet e nxitjes së kreditimit për bujqësinë dhe agropërpunimin në raport me fondet e garancive që do të vihen në dispozicion për këtë qëllim, • Do të ristrukturohet dhe fuqizohet Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Në fushën e ushqimit dhe të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së tij, do të ndiqet një përqasje e integruar sipas parimit “nga ferma në tavolinë”. Për këtë do të merren masa për: • Të vënë në funksion të plotë sistemin e identifikimit dhe të regjistrimit të blegtorisë; • Të modernizuar sistemin e identifikimit, sinjalizimit të sëmundjeve infektive dhe parazitare në bimë dhe kafshë; • Të zgjeruar mbulesën vaksinale në blegtori për të parandaluar dëmtimet në kafshë dhe shpendë dhe pasojat mbi shëndetin publik; • Të mbikëqyrur tregjet e kafshëve si dhe kontrolluar procesin e përpunimit dhe shpërndarjes te tyre për mish në tregjet e vendit; • Të promovuar të gjitha ndërmarrjet e agropërpunimit, të cilat zbatojnë sisteme të përparuara të kontrollit të sigurisë dhe cilësisë ushqimore si dhe për të caktuar afate mbi ndërmarrjet që ende nuk i përfshijnë këto standarde në teknologjinë e prodhimit. • Të përfunduar akreditimin ndërkombëtar të qendrave kombëtare të referencës në fushën e sigurisë ushqimore. Një përmirësim thelbësor do të ketë në informacionin bujqësor, hartografinë e kulturave dhe racave sipas rajoneve, si dhe përcaktimit të nevojave të specialiteteve të bujqësisë. Për këtë: • Do të përfundojë harta e rajonalizimit të kulturave të ndryshme bujqësore dhe e racave të ndryshme që do të mbështeten me financime publike; • Do të përcaktohen nevojat për specialitete të reja dhe do të plotësohen nevojat me specialistë të bujqësisë, si dhe do të hartohet një program 4-vjeçar i edukimit dhe i formimit profesional në fushën e bujqësisë; • Do të zbatohet programi i promovimit dhe i shpërndarjes së pervojës së historive të suksesit në bujqesi, blegtori dhe agropërpunim; • Do të kryhet një inventar i plotë, si dhe do të mbikëqyret shkalla e zbatueshmërisë për të gjithë projektet në fushën e bujqësisë. Peshkimi, është një sektor shumë i rëndësishëm, i cili kërkon mbështetje. Për këtë kërkohet një rishikim i skemave të furnizimit me naftë pa akcizë, për t’i bërë më të efektshme. Do të mbështetet rifreskimi i flotave të peshkimit dhe pajisja e tyre me mjete të peshkimit në thellësi, për të bërë të mundur furnizimin me lëndë të parë, të fabrikave të përpunimit të peshkut në vend. Do të ngrihen markatat e peshkimit për të harmonizuar interesat e peshkatarëve dhe të tregtarëve. Do të zhvillohet akuakultura. Do të hapet eksporti për molusqet drejt vendeve të BE.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në emisionin OPEN në Top Channel po zhvillohet një debat i ashpër nëse artistet duhet të përfshihen ose jo në politikë.Robert Aliaj është për...
TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit, u shpreh se në të vërtetë kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk...
TIRANË- Erion Isai, i cili tashmë është kryetar bashkie në Kolonjë, është shprehur se gjatë kohë që ka qenë në krye të detyrës janë bërë 12.2 milionë euro...
TIRANË– Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është përplasur mbrëmjen e sotme me Robert Aliajn. Të dy, në lidhje me Skype, teksa po flisnin për angazh...
TIRANË– Erion Isai, kryebashkiaku i Kolonjës është shprehur se analistët politikë nuk duhet të ekzistojnë fare. Në një lidhje me Skype në “Open”, Isa...
TIRANË– Robert Budina është shprehur se është përdorur nga politika. I ftuar në studion e “Open”, Budina, I pyetur për arsyet që e përfshinë në politikë dh...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar debatin Rama-Meta që ka qenë në foksur të mediave ditët e fundit. Në një lidhje me Skype në Repolitix...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se Presidenti Ilir Meta nuk mund të përmendë Vojo Kushin, kur një ish-deputet i LSI-së, donte të ng...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se mezi pop ret që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ta padisë për akuzat që ai ka ngritur në dalje...
TIRANË– Partia Demokratike ka përballur kryeministrin Edi Rama me premtimet e tij. Përsa i përket heqjes së akcizës së karburantit për prodhim bujqës...