4 Shkurt 2026, 16:30
Nga E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes së tij.
Kërkesa e sotme, e cila do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca, vjen teksa Veliaj ka paraqitur edhe apelime të tjera për ndryshimin e masës së sigurisë dhe ka sfiduar vendime të mëparshme të trupave gjyqësore lidhur me qëndrimin e tij në burg.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
4 Shkurt 2026, 15:29
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama g&eu...
Politike
4 Shkurt 2026, 15:21
E. D
Edi Rama, TikTok
TIRANË- Qeveria ka hapur aplikacionin TikTok një vit pas bllokimit. Bëhet me dije se ky vendim është ma...
Politike
4 Shkurt 2026, 14:24
D.S
Edi Rama
TIRANË- Shoqata e Prokurorëve ka reaguar sërish ndaj Kryeministrit Edi Rama pasi ai deklaroi se shoqata që mbështet...
Politike
4 Shkurt 2026, 14:17
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e pagës së magjistratëve. P&e...
Politike
4 Shkurt 2026, 14:10
E.d
Magnus Brunner
TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian, Magnus Brunner do të vizitojë këtë javë vendin. Ai do të takohe...
Politike
4 Shkurt 2026, 13:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare n&eum...
Politike
4 Shkurt 2026, 13:42
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të plotë në pretendim...
Politike
4 Shkurt 2026, 13:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kërkesa për protestë po vjen gjithnjë e më...
Politike
4 Shkurt 2026, 13:20
D.S
Deputetët e opozitës
SHBA- Deputetët e opozitës kanë takuar Kryetarin e Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan...
Politike
4 Shkurt 2026, 13:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se, Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë gjithmonë pa probleme, por thekso...