Politike

Komisioneri i BE viziton Shqipërinë/ Do të takohet me Ramën, SPAK dhe Koçiun! Zbardhet agjenda

Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i pikëpamjeve mbi bashkëpunimin në menaxhimin e migracionit, sigurinë kufitare, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbi progresin e Shqipërisë në përafrimin me standardet e BE-së.

4 Shkurt 2026, 14:10 Nga E.d
Komisioneri i BE viziton Shqipërinë/ Do të takohet me Ramën,
Magnus Brunner

TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian, Magnus Brunner do të vizitojë këtë javë vendin. Ai do të takohet fillimisht me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu. Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i pikëpamjeve mbi bashkëpunimin në menaxhimin e migracionit, sigurinë kufitare, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbi progresin e Shqipërisë në përafrimin me standardet e BE-së.

Gjatë vizitës së tij, Komisioneri i BE do të njihet me punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ndërsa do të përmbyllë qëndrimin e tij me një takim me rojet kufitare të Frontex-it dhe vëzhgimin e bashkëpunimit operacional në Portin e Durrësit.

Vizita e Komisionerit Brunner shërben si pjesë e rëndësishme e punës së Komisionit të BE-së në kuadër të Aleancës Evropiane të Porteve. Kjo është një iniciativë që synon forcimin e sigurisë dhe efikasitetit të menaxhimit të porteve në Bashkimin Evropian./Dosja.al

magnus brunner komisioneri i bashkimit evropian spak

Sondazh

Poll