Politike

Deputetët e opozitës takim me kongresmenin Keith Self në SHBA: Lufta ndaj karteleve, krimit dhe korrupsionit, prioritet i Shqipërisë

Gjatë kësaj vizite në SHBA deputetët u shprehen se, lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara.

4 Shkurt 2026, 13:20 Nga D.S
Deputetët e opozitës takim me kongresmenin Keith Self në SHBA:
Deputetët e opozitës

SHBA- Deputetët e opozitës kanë takuar Kryetarin e Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan. Gjatë kësaj vizite në SHBA deputetët u shprehen se, lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara.

Deputetët gjithashtu kanë nënvizuar se aleanca në NATO ka detyrime për Shqipërinë, që nuk duhet të bëjë hapa pas në funksionimin demokratik të institucioneve, në garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe mos përdorimin e tij nga mazhoranca.

Grupi parlamentar i opozitës falenderoi kongresmenin Self për disa seanca dëgjimore me fokus zhvillimet në Shqipëri. Të pranishëm ishin, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët  Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA./Dosja.al

lufta ndaj karteleve krimit dhe korrupsionit prioritet i shqipërisë deputeet e opozites keith self

Sondazh

Poll