Politike

“Janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” Rama për shoqatën e prokurorëve: Regjistrimi duhet bërë tek tatimet!

Në lidhje me këtë ai shkruan se qëllimi i tij nuk ishte të thumbonte, por të ilustronte moshën e njomë të shoqatës.

4 Shkurt 2026, 14:17 Nga E.d
“Janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit”
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e pagës së magjistratëve. Përmes një mesazhi në X, kryeministri u shpreh se nuk ka deklaruar se shoqata e Prokurorëve nuk është regjistruar në gjykatë. Ai tha se ka pohuar se “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit”.

Në lidhje me këtë ai shkruan se qëllimi i tij nuk ishte të thumbonte, por të ilustronte moshën e njomë të shoqatës. Kryeministri tha se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet. Gjë e cila sipas tij,  ende nuk ka ndodhur.


REAGIMI

Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë.

Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur.

Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha./Dosja.al

edi rama reagim

Sondazh

Poll