Aktualitet

Plagosja në Kavajë! DETAJE: Ndalohet autori, dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor! Ngjarja ndodhi në bisnesin e të plagosurit

Ngjarja ka ndodhur brenda një nga bizneset e Artur Ligejas, 52 vjeç, ku autori nuk ka pranuar të largohet deri në ndërhyrjen e policisë.

25 Dhjetor 2025, 10:50 Nga M.L

Plagosja në Kavajë! DETAJE: Ndalohet autori, dyshohet të

KAVAJA- Detaje të reja dalin në dritë për plagosjen e ndodhur së fundmi në Kavajë. Burime për mediat raportojnë se personi përgjegjës për sulmin është ndaluar dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor.

Ngjarja ka ndodhur brenda një nga bizneset e Artur Ligejas, 52 vjeç, ku autori nuk ka pranuar të largohet deri në ndërhyrjen e policisë.

Sipas informacioneve të fundit, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdes mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

artur ligeja plagosje me thike ne kavaje

Sondazh

Poll