Aktualitet

Aksidentoi për vdekje me motor një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”, AMP i vë prangat policit

Sipas njofitmit të AMP, aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku inspektori duke drejtuar motomjetin përplasi shtetasin P. F., 65 vjeç.

24 Dhjetor 2025, 22:56 Nga M.L
Aksidentoi për vdekje me motor një 65-vjeçar në Bulevardin
Foto ilustruese

TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar sot inspektorin me iniciale M. K., punonjës i Patrullës së Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” sipas nenit 299/3 të Kodit Penal.

Sipas njofitmit të AMP, aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku inspektori duke drejtuar motomjetin përplasi shtetasin P. F., 65 vjeç. I lënduari u transportua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërrroi jetë rreth orës 21:00. Në aksident u lëndua gjithashtu edhe vetë punonjësi i policisë.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

amp arreston inspektorin

Sondazh

Poll