Aktualitet

VIDEO/ Arusha me 3 këlyshët në Kukës? FOTO rezultoi e gjeneruar nga AI, ironizon banori: Një budalla gjuan një gurë në lumë, 100 të mençur shkojnë e mbyten në të

Në një video të publikuar në Facebook, ai shpjegon se në këtë periudhë të vitit, në asnjë fshat të Kukësit nuk ka borë dhe arushat janë në gjumin e tyre të dimrit.

25 Dhjetor 2025, 09:53 Nga M.L
VIDEO/ Arusha me 3 këlyshët në Kukës? FOTO rezultoi e
Imazhi me AI, banori

KUKËS- Një foto që shfaqte një arushë me tre të vegjlit e saj në dëborë, e pretenduar se ishte shkrepur në Kolosjan të Kukësit, u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda gjerësisht nga mediat dhe disa politikanë. Megjithatë, rezulton se imazhi është gjeneruar përmes Inteligjencës Artificiale.

VIDEO/ Arusha me 3 këlyshët në Kukës? FOTO rezultoi e
Imazhi me AI

Një banor i zonës ka vizituar vendin ku supozohej të ishte realizuar fotografia dhe ka konstatuar se aty nuk ka dëborë. Në një video të publikuar në Facebook, Ben Trota shpjegon se në këtë periudhë të vitit, në asnjë fshat të Kukësit nuk ka borë dhe arushat janë në gjumin e tyre të dimrit. Ai theksoi se fotografia nuk mund të jetë reale, pasi kushtet natyrore nuk përputhen me atë që shfaqet në imazh.

Banori u shpreh me ironi për situatën, duke përdorur një shprehje popullore: një budalla gjuan një gurë në lumë dhe 100 të mençur shkojnë e mbytën në të. Ai shtoi se, përkundër gjithë bujës mediatike, në vendin e pretenduar nuk ka as dëborë, as arusha.

Ngjarja nxjerr në pah rrezikun e shpërndarjes së fotografive të manipuluara dhe rëndësinë e verifikimit të burimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për natyrën dhe kafshët.

“Kemi ardhur tek vendi i fotografisë me arusha. Po të shuar kureshtjen e të gjithë mediave injorante dhe ata kuksiane, se në Kukës e dinë që nuk ka rënë dëborë në asnjë katund të Kukësit, edhe pse jemi mbi Kolosjan. Këtu është saktësisht vendi, që supozohet që është shkrepur fotografia me arusha.

E para, lexova sot një shkrim të Naim Palushit, që kishte thënë: për të gjithë ata që e kanë mendjen në mësim në orën e biologjisë, në fund të nëntorit arusha bie në gjumin letargjik. E dyta, këtu nuk ka borë dhe siç e shihni bora është në majë të Gjalicës. Një fjalë popullore thotë, dhe padashur me e ofenduar autorin e fotografisë, një budalla gjuan një gurë në lumë dhe 100 të mençur shkojnë e mbytën në të. Këtu nuk ka as borë dhe as arushë”, tha ai.

Sondazh

Poll