Bota

E rëndë në Francë! Kërcënonte qytetarët me thikë, policia ekzekuton 26-vjeçarin në qendër të qytetit

Sipas informacioneve zyrtare, i riu kishte dalë në rrugë me një thikë dhe po kërcënonte qytetarë dhe tregtarë në një zonë të populluar, duke shkaktuar panik. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë.

20 Dhjetor 2025, 18:17 Nga M.L
E rëndë në Francë! Kërcënonte qytetarët me
Foto ilustruese

FRANCA- Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në Ajaccio, në ishullin francez të Korsikës, ku një i ri 26-vjeçar humbi jetën pas një përplasjeje me forcat e policisë në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve zyrtare, i riu kishte dalë në rrugë me një thikë dhe po kërcënonte qytetarë dhe tregtarë në një zonë të populluar, duke shkaktuar panik. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë.

Autoritetet bëjnë me dije se efektivët tentuan fillimisht ta neutralizonin pa përdorur armë zjarri, por për shkak se ai nuk iu bind urdhrave dhe vazhdoi të paraqiste rrezik serioz, policia u detyrua të qëllonte.

Si pasojë, 26-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje. Gjatë incidentit, një punonjës policie ka pësuar lëndime të lehta. Rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen nga autoritetet përkatëse./ Dosja.al

franca

Sondazh

Poll