Bota

VIDEO/ Nuk u pagua për 5 muaj, piloti mbyllet në kabinën e një aeroplani në Meksikë dhe refuzoi të ngrihet deri kur të merrte pagën

Sipas mediave të huaja, piloti informoi dhjetëra pasagjerë që ishin në bord se nuk do të fluturonte nëse nuk do t'i paguhej shuma që i detyrohej.

20 Dhjetor 2025, 16:27 Nga E.d

VIDEO/ Nuk u pagua për 5 muaj, piloti mbyllet në kabinën e

MEKSIKA- Një pilot ka shkaktuar trazira në Aeroportin Ndërkombëtar Benito Juarez të Meksikos më 19 dhjetor. Ai refuzoi të ngrihej dhe u mbyll në kabinën e pilotit, duke protestuar për pagat e papaguara. Sipas mediave të huaja, piloti informoi dhjetëra pasagjerë që ishin në bord se nuk do të fluturonte nëse nuk do t'i paguhej shuma që i detyrohej.

"Ky aeroplan nuk do të niset nëse nuk na paguhet ajo që na detyrohet", tha piloti, njoftimi i të cilit është kapur në një video që qarkullon në internet.

Në klip, piloti dëgjohet duke u thënë pasagjerëve se ka qenë i papaguar për pesë muaj, pa marrë rrogën apo shpenzimet e udhëtimit. Duke u kërkuar falje pasagjerëve, ai theksoi se është baba i tre fëmijëve dhe se nuk ka dështuar kurrë më parë të përfundojë një fluturim.

Zyrtarët në aeroportin Benito Juarez thanë në X (ish Tëitter) se autoritetet e aviacionit civil po hetonin "incidentin" që ndodhi rreth orës 3 të pasdites sipas orës lokale gjatë një fluturimi të planifikuar për në qytetin turistik të Cancun, në Meksikën juglindore. Sipas mediave meksikane, piloti u arrestua dhe aeroplani u evakuua më pas. AFP nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur detajet e incidentit./Dosja.al

meksika pilot rrogë

Sondazh

Poll