Bota

Korrupsion dhe shkelje besimi! Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vite burg secili

Çifti u dënuan me 10 vjet burg për shkelje besimi dhe shtatë vjet për korrupsion.

20 Dhjetor 2025, 15:30 Nga M.L

Korrupsion dhe shkelje besimi! Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran

PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi Ata u dënuan sot nga gjykata me 17 vite burg secili për abuzim me besimin dhe korrupsion, në lidhje me dhuratat që lideri tashmë i burgosur kishte marrë kur ishte në pushtet.

Çifti u dënuan me 10 vjet burg për shkelje besimi dhe shtatë vjet për korrupsion.

Khan përballet me një seri çështjesh gjyqësore pasi qeveria e tij u rrëzua në vitin 2022.

I burgosur që nga viti 2023, ai mohon çdo keqbërje dhe denoncon persekutimin e motivuar politikisht.

Sipas ligjit pakistanez, zyrtarët qeveritarë duhet të deklarojnë të gjitha dhuratat që marrin, por ata lejohen t'i mbajnë ato nën një vlerë të caktuar ose t'i blejnë me një çmim më të ulët.

Çështja, për të cilën u dënua ish-kreu i qeverisë, ka të bëjë me një grup bizhuterish nga marka italiane e mallrave luksoze Bulgari, të cilat iu ofruan nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman për Imran Khan dhe gruan e tij në maj 2021 dhe udhëheqësi pakistanez e kishte nënvlerësuar vlerën e saj.

Ky gjyq i fundit është i ndarë nga një tjetër, i cili lidhej me orët luksoze të ofruara edhe nga princi saudit, në të cilin Imran Khan u dënua me 14 vite burg dhe gruaja e tij me 7 vjet burg.

Në një postim në mediat sociale X, partia e ish-kryeministrit, Pakistan Tehreek-e-Insaf, konfirmoi se ky dënim nga një "gjykatë kukull" synon vetëm zgjatjen e "burgosjes së paligjshme dhe të padrejtë të Imran Khan".

Zëdhënësi i partisë, Syed Zulfihar Bukhari, tha për AFP se vendimi injoroi "parimet themelore të drejtësisë".

Nga ana e saj, familja e Imran Khan po rrit përpjekjet e saj për të tërhequr vëmendjen ndaj kushteve të paraburgimit të ish-udhëheqësit.

Në një intervistë të fundit me rrjetin televiziv britanik Sky News, djali i tij, Qasim Khan, pretendoi se babai i tij është "në izolim të plotë" dhe as nuk lejohet të komunikojë me zyrtarët e burgut.

"Këto janë të gjitha llojet e taktikave të torturës psikologjike. Nuk ka asnjë kontakt me familjen, asnjë kontakt me mjekun e tij personal, asgjë të tillë. Ata po përdorin këto taktika duke u përpjekur ta izolojnë plotësisht", komentoi ai.

Qeveria pakistaneze i ka hedhur poshtë këto pretendime në mënyrë të përsëritur.

Sondazh

Poll