20 Dhjetor 2025, 17:06
Nga M.L

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi më 20 dhjetor përmes rrjeteve sociale se janë zhvilluar “biseda të gjata dhe të rëndësishme lidhur me stabilitetin energjetik të Serbisë” dhe se beson se janë “një hap më afër zgjidhjes së situatës jashtëzakonisht të ndërlikuar”.
Ai tha gjithashtu se janë siguruar sasi të mjaftueshme të naftës, kerozinës, mazutit dhe benzinës, të paktën deri më 15 janar.
“Kemi pasur biseda të rëndësishme me të huajt dhe javën e ardhshme presim iniciativa, kërkesa dhe lutje të ndryshme drejtuar OFAC-ut [ Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja që ka vendosur sanksione ndaj NIS-it], me shpresën se do të marrim një licencë operative”, tha Vuçiç.
Përmes një video-mesazhi, ai shtoi se bisedimet po vazhdojnë, ndërsa importi i derivateve të naftës po përshpejtohet.
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), kompania më e madhe e naftës në Serbi, ndodhet nën sanksione amerikane që nga fillimi i tetorit, për shkak se shumica e pronësisë së saj është ruse.
Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në largimin e kompanive ruse nga pronësia e NIS-it, ku aktualisht ato zotërojnë 56.2 për qind të aksioneve.
Rafineria në Pançevë u mbyll në fillim të dhjetorit, ndërsa Beogradi zyrtar pretendon se janë duke u zhvilluar bisedime me Moskën për ndryshimin e pronësisë.
Vuçiç deklaroi më 16 dhjetor se pala ruse dhe një kompani e madhe po negociojnë për NIS-in, por se Beogradi nuk merr pjesë në këto bisedime.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi më 19 dhjetor se Rusia “ka ide” se si dhe në çfarë drejtimi mund të shkojë zgjidhja e çështjes së NIS-it dhe se një dialog i tillë me Serbinë është duke u zhvilluar.
Qëllimi i sanksioneve ndaj NIS-it është të pamundësohet që Rusia të vazhdojë të financojë pushtimin e Ukrainës./REL
aleksander vucic
Bota
20 Dhjetor 2025, 16:45
E.d
Foto ilustruese
SHBA- Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dje hedhin dritë mbi kërkesat tronditës...
Bota
20 Dhjetor 2025, 16:27
E.d
MEKSIKA- Një pilot ka shkaktuar trazira në Aeroportin Ndërkombëtar Benito Juarez të Meksikos më 19 dhjetor. ...
Bota
20 Dhjetor 2025, 16:24
M.L
GREQI- Anëtarët e një bande, përfshirë të mitur, të cilët trafikonin kokainë dhe kanabis edhe brenda shkolla...
Bota
20 Dhjetor 2025, 16:15
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Anëtarët e një bande, përfshirë të mitur, të cilët trafikonin kokainë dhe kanabis edhe b...
Bota
20 Dhjetor 2025, 15:50
M.L
SHBA- Interesi i komunitetit ndërkombëtar po kthehet sot në Miami pasi aty do të zhvillohet takimi mes negociatorëve amerik...
Bota
20 Dhjetor 2025, 15:30
M.L
PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi Ata u dënuan sot nga gjykata me 17 vite burg secili p...
Bota
20 Dhjetor 2025, 15:01
E.d
Foto ilustruese
Përfshirja ruse dhe evropiane në bisedime shënon një hap përpara krahasuar me fazën e mëparshme, kur ame...
Bota
20 Dhjetor 2025, 14:48
E. D
foto ilustruese
SERBI- Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjiths...
Bota
20 Dhjetor 2025, 14:43
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një operacion policor në shkallë të gjerë që synonte krimin e përhapur është kryer n&eum...
Bota
20 Dhjetor 2025, 14:34
E. D
foto ilustruese
Një cisternë nafte 58.000 tonë, e quajtur Mikati, ishte duke lundruar mbi ujërat e Oqeanit Indian një ditë k...