Aktualitet

Jetonte i armatosur prej vitesh! E shkuara e errët e “Julit të Pashakos”, objektiv i atentatit në Lushnje: I mbijetoi sulmit me thikë nga “Arti i Braçes” në 2016, lidhja e tij me botën e krimit

Sakaq nga të shtënat ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të sulmit.

25 Nëntor 2025, 12:00 Nga M.L
Jetonte i armatosur prej vitesh! E shkuara e errët e “Julit të
Sula-Bare

LUSHNJE- Një atentat me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, ku ka mbetur i plagosur në këmbë 45-vjeçari Julian Sula, i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”. Mësohet se Sula zotëron një lokal dhe një lavazh në qendër të qytetit ku edhe iu tentativa për eleminim.

Sakaq nga të shtënat ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të sulmit.

Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të spitalit të qytetit, ku tre persona të paidentifikuar qëlluan nga një automjet tip “Nissan” me targa greke drejt makinës me të cilën udhëtonte Sula. Autorët dyshohet se u përpoqën të iknin pas sulmit me breshëri plumbash, ndërsa automjeti i tyre u gjet i djegur më vonë në fshatin Lifaj. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon hetimet për kapjen e autorëve.

Julian Sula nuk është një emër i panjohur për organet e rendit. Në qershor të vitit 2016 ai u plagos rëndë në një pikë bastesh pas ndeshjes Shqipëri–Zvicër, në një sulm të dyshuar nga Arjan Aliço, i njohur ndryshe edhe si “Arti i Braçes” dhe i lidhur me herët me grupin e Aldo Bares.

Sakaq në tetor të 2016-ës, Sula ishte një ndër personat e shoqëruar nga policia lidhur me ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por u la i lirë për mungesë provash. 

Më pas, në tetor të vitit 2016, emri i Sulas u përfol sërish pas ekzekutimit të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, të njohur si miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Ai u vetëdorëzua në polici dhe u shoqërua për verifikime, por u lirua për mungesë provash.

Raportohet se pas plagosjes së rëndë që pësoi më parë, Sula lëvizte i armatosur, ndërsa efektivët e policisë ishin në dijeni për këtë dhe ai mbante armën për t’u mbrojtur nga një atentat i mundshëm i dytë.

Në vitin 2019, policia kryente kontrolle në banesën e tij pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, por Sula nuk u gjet në vendngjarje. Ai u përmend në media si person nën verifikim për lidhje të mundshme me Redjan Rrajën, i arrestuar atëkohë për dyshimet mbi përfshirjen në sulmin ndaj prokurorit./ Dosja.al

juli i pashakos julian sula atenatat ne lushnje aldo bare

Sondazh

Poll