Aktualitet

Pogradeci nën 'pushtetin' e motit të keq! Shemben pjesërisht 2 shtëpi në fshatin Rremenj, familjet e prekura kërkojnë ndihmë urgjente

Familjet e prekura kërkojnë strehim urgjent, duke theksuar se godinat janë plotësisht të pabanueshme dhe nuk kanë ku të kalojnë natën.

21 Nëntor 2025, 16:10 Nga M.L
Pogradeci nën 'pushtetin' e motit të keq! Shemben
Foto nga vendngjarja

POGRADEC- Fshati Rremenj përballet me dëme serioze, pasi dy banesa janë shembur pjesërisht nga rrëshqitja e dherave dhe hyrja e ujërave brenda tyre. Familjet e prekura kërkojnë strehim urgjent, duke theksuar se godinat janë plotësisht të pabanueshme dhe nuk kanë ku të kalojnë natën.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Pogradecit pritet të mbërrijë në zonë për të vlerësuar situatën nga afër. Rremenji rezulton të jetë një nga zonat më të goditura në Pogradec nga stuhia dhe reshjet intensive të orëve të fundit./ Dosja.al

fshati rremenj pogradec

Sondazh

Poll