Aktualitet

Prokuroria e Fierit bllokon 15 pasuri të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim të lëndëve narkotike

Prokuroria tha se hetimet nisën, pasi pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë e tyre bankare nuk justifikonin të ardhuart e tyre. 

21 Nëntor 2025, 14:59 Nga E.d
Prokuroria e Fierit bllokon 15 pasuri të dy vëllezërve të
Foto ilustruse

FIER- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 pasuri të dy vëllezërve shqiptarë, të cilat rezultojnë të dënuar në Angli për prodhim të lëndëve narkotike. Në kuadër të kësaj janë sekuestruar 6 apartamente në Tiranë dhe Kavajë, 5 garazhde në Tiranë, 1 njësi në Yzberisht, si dhe 3 llogari bankare me një shumë totale mbi 368 mijë euro. Prokuroria tha se hetimet nisën, pasi pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë e tyre bankare nuk justifikonin të ardhuart e tyre. 

"Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive", thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Pasurite e sekuestruara

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberish Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
Pasuri e llojit garazh, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;
Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;
Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;
Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205'029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro; Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100'000 (njëqindmijë) Euro; dhe Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63'000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro./Dosja.al

prokuroria e fierit angli pasuri

Sondazh

Poll