Aktualitet

I morën 30-vjeçarit shqiptar 10 mijë euro, nëpërmjet mashtrimit nga llogaria kriptofinanciare, arrestohen dy kinezë në Tiranë

Dy shtetasit kinezë 20 dhe 58 vjeç, të dy banues në Tiranë i kanë dhënë në ambientet e një lokali, 10 mijë euro, shqiptarit në këmbim të kriptomonedhave që ka patur në llogarinë e tij kriptofinanciare.

21 Nëntor 2025, 13:18 Nga E.d
I morën 30-vjeçarit shqiptar 10 mijë euro,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar sot dy shtetas kinezë në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi i kanë marrë një 30-vjeçari shqiptar shumën prej 10 mijë eurosh, nëpërmjet mashtrimit dhe kriptomonedhat nga llogaria kriptofinanciare. Dy shtetasit kinezë 20 dhe 58 vjeç, të dy banues në Tiranë i kanë dhënë në ambientet e një lokali 10 mijë euro shqiptarit, në këmbim të kriptomonedhave që ka patur në llogarinë e tij kriptofinanciare.

Dy të arrestuarit i kanë transferuar kriptomonedhat në llogarinë e bashkëpunëtorit të tyre, në Hong Kong, por e kanë mashtruar 30-vjeçarin se transaksioni nuk ishte kryer dhe për këtë arsye ia kanë rimarrë 10 mijë eurot. Policia ka nisur procedimin penal edhe ndaj tre personave të tjerë, të tre banues në Tiranë. Të arrestuarit janë shoqëruar drejt komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Scam platform”. I morën një shtetasi shqiptar, nëpërmjet mashtrimit, kriptomonedhat nga llogaria kriptofinanciare, dhe nuk i dhanë vlerën e tyre (10 000 €), vihen në pranga 2 shtetas kinezë.Si rezultat i hetimeve është identifikuar bashkëpunëtori i 2 shtetasve kinezë, posedues i llogarisë kriptofinanciare në Hong Kong, ku u transferuan kriptomonedhat e shtetasit shqiptar.

Vihen në hetim shtetasi që u mashtrua, si dhe 2 shtetas të tjerë, për përfshirje në mënyrë të kundërligjshme, në këtë aktivitet financiar. Sekuestrohen 10 000 euro që kishin siguruar 2 të arrestuarit, për të mashtruar shtetasin shqiptar, që të bënte transaksionin, si dhe 5 celularë.

Si rezultat i punës hetimore dhe operative të kryer me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike dhe rasteve të mashtrimit të qytetarëve në këtë fushë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Scam platform”, gjatë të cilit: u arrestuan shtetasit kinezë, X. Zh., 20 vjeç dhe X. Zh., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë. u proceduan penalisht shtetasit A. S., 30 vjeç, J. Sh., 30 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kinezë i kanë dhënë në ambientet e një lokali, 10 000 euro, shtetasit A. S., në këmbim të kriptomonedhave që ka patur ky i fundit, në llogarinë e tij kriptofinanciare. 2 të arrestuarit i kanë transferuar kriptomonedhat, në llogarinë e bashkëpunëtorit të tyre, në Hong Kong, por e kanë mashtruar 30-vjeçarin se transaksioni nuk ishte kryer dhe për këtë arsye ia kanë rimarrë 10 000 eurot. Bashkëpunëtori i 2 shtetasve kinezë është identifikuar, por për shkak të hetimit ende në vijim, nuk bëhen të njohura gjenealitetet e tij.

Ndërkaq, për 3 shtetasit e tjerë nisi procedimi penal, mbi dyshime se janë përfshirë ilegalisht, në administrim dhe këmbim kriptomonedhash. Punohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

kinez mashtrim tiranë

Sondazh

Poll