Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga autoritetet belge për përfshirje në grup kriminal, arrestohet 39-vjeçar shqiptar në Greqi

Sipas mediave greke arrestimi i 39-vjeçarit lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në shtator 2024 në portin e Antverpit, i cili përmbante 500 kilogramë kokainë.

21 Nëntor 2025, 14:47 Nga DOSJA
EMRI/ I shpallur në kërkim nga autoritetet belge për
Foto ilustruese

GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi. I arrestuari është Osmen Hoxha, 39 vjeç me origjinë nga Fieri. Hoxha ishte shpallur në kërkim nga autoritetet belge, për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar kokaine.

Sipas mediave greke arrestimi i 39-vjeçarit lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në shtator 2024 në portin e Antverpit, i cili përmbante 500 kilogramë kokainë. Urdhër-arresti kishte të bënte me përfshirjen e tij në një organizatë kriminale me seli në Belgjikë, e cila dyshohet se është aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në vendet evropiane. 

Po ashtu ai akuzohet dhe në kultivimin e plantacioneve të kanabisit dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.  Hoxha është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa hetimi për rastin po vazhdon./Dosja.al

39-vjeçar greqi grup kriminal

Sondazh

Poll