Aktualitet

Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit/ Kush është punonjësi i AMP-së, Artjol Saliasi e futi në Agjensi, Eduart Merkaj nisi procedurat e shkarkimit

Shaljani ishte shofer në makinën anti-blind tip 'Benz' dhe në momentin e vrasjes ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

11 Nëntor 2025, 15:50 Nga I.A
Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit/ Kush është
Muçi Shaljani

TIRANË- Muçi Shaljani alias Muçi Sheqeri është agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që mbeti i plagosur ditën e sotme në atentatin ndaj Gilmando Danit. Shaljani ishte shofer në makinën anti-blind tip 'Benz' dhe në momentin e vrasjes ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por kush është Muçi Shaljani?

Muçi Shaljani është person i panjohur në radhët e AMP-së. Fillimisht ishte ish-drejtuesi i AMPS-së Florjan Sulejmani, i cili nisi praktikën për ta rekrutuar në radhët e AMP-së. Burimet për Dosja.al, bëjnë me dije se Sulejmani nisi donte që ta fuste Shaljanin tek Forcat Opercionale të AMP-së. 

Por punësimi i tij mbeti pezull për pak kohë, pasi Sulejmani dha dorëheqjen si drejtor i AMP-së dhe kompetencat e tij i mori Artjol Saliasi. Në momentin që Saliasi ka marrë rolin e drejtuesit të Agjencisë, e ka futur Shaljanin në shërbim./Dosja.al

eduart merkaj artjol saliasi gilmando dani muçi shaljani muçi sheqeri

Sondazh

Poll