Aktualitet

U ekzekututa sot me breshëri plumbash në Rinas! Gilmando Dani i shpëtoi atentatit të së njëjtës metodë një dekadë më parë në të njëjtin vend, mbeti i plagosur bashkë me Emiljano Shullazin

Ata ishin në të njëjtën makinë kur një automjet tjetër në lëvizje hapi zjarr me breshëri automatiku drejt mjetit të tyre tip Golf me targa AA 629 HR. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 janarit 2015, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

11 Nëntor 2025, 15:53 Nga M.L
U ekzekututa sot me breshëri plumbash në Rinas! Gilmando Dani i
Gilmando Dani

TIRANA- Gilmando Dani, 47 vjeçari që mbeti sot viktimë e një atentati në Rinas, mësohet se i kishte shpëtuar më parë nga një atentat në të njëjtën zonë ku u vra sot, ngjarje që lidhet me një pistë të mundshme të larjes së hesapeve dhe përplasjeve mes grupeve rivale. Në këtë ngjarje të mëparshme, bashkë me Danin udhëtonte edhe Emiliano Shullazi.

Ata ishin në të njëjtën makinë kur një automjet tjetër në lëvizje hapi zjarr me breshëri automatiku drejt mjetit të tyre tip Golf me targa AA 629 HR. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 janarit 2015, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

Asokohe policia mbërriti në vendngjarje menjëherë, por nuk gjeti të plagosur. Vetëm pas disa orësh, spitali njoftoi për praninë e dy personave të plagosur, duke konfirmuar përpjekjen e dështuar për ekzekutim.

Sakaq sot Dani u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona. Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës.

atentat ne rinas ekzekutohet gilmando dani

Sondazh

Poll